Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me organizimin e lojërave mesdhetare në Prishtinë, raporton Veriu.info.
Ai ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të kthej kokën rreth investimeve në sport dhe infrastrukturë sportive.
Haxhiu është shprehur se shpreson që ky vendim të zgjojë ndërgjegjen e qeverisë tonë.
Ai ka kërkuar edhe llogaridhënje për disa ngecje dhe ndalje të investimeve në infrastrukturën sportive përfshirë këtu stadionin nacional, stadionin olimpik “Adem Jashari” dhe stadione të tjera.
Deputeti falenderon Komitetin Olimpik të Kosovës për iniciativen, punën dhe organizimin e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”.
Postimi i plotë:












