
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur në lidhje me letrën qe ia ka dërguar ministers së drejtësisë së serbisë Popoviq.
Haxhiu në letrën e dërguar ministres serbe, ka kërkuar që të kthehen në Kosovë për t’u gjykuar qytetarët tanë që po mbahen atje, por Haxhiu është shprehur skeptikë se do të marrë një përgjigjje duke pasur parasyshë, refuzimin e bashkëpunimit juridik nga ana e Serbisë.
“Këtë letër e kam dërguar fundjavën e kaluar, ne ende nuk kemi marrë përgjigje nuk mund të them që do të kemi apo jo përgjigje por duke pasur parasysh që në vazhdimësi ka pasur refuzim për bashkëpunim juridik dhe duke pasur parasysh që Serbia nuk i dorëzon në Kosovë as kriminelët që kanë kryer krime lufte në Kosovë pra kriminelët serb që kanë kryer krime lufte në Kosovë në kohë të luftës dhe nuk i dorëzon as kriminelët apo terroristët që kanë kryer sulme terroriste, referuar sulmit terrorist në Banjskë. Natyrisht që është goxha e vështirë që mund të kemi përgjigje apo jo, por megjithatë në momentin që ne do të kemi sinjale për këtë çështje ne do të ju njoftojmë, ne kemi njoftuar edhe dje në Bruksel përmes zëvendëskryeministrit dhe përfaqësueseve tanë atje për letrën që kemi dërguar dhe në vazhdimësi por edhe dje kemi bërë thirrje që Serbia ti përgjigjet pozitivisht kësaj letre dhe kësaj kërkese sikurse edhe në prej garancioneve që kryeministri Kurti e ka adresuar në procesin e dialogut në takimin që kishte është që Serbia të dorëzoj kryeterroristin Milan Radojiçiq dhe bandën e tij terroriste”, u shpreh Haxhiu.









