Bekim Haxhiu, deputeti nga PDK-ja, ka kritikuar LVV-në për mos mbështetjen e Rezolutës e Policisë së Kosovës.
Haxhiu përmes një postimi në facebook ka thënë se Policia e Kosovës me shumë sakrificë e pa kushte elementare për punë, po e siguron paqen, lirinë, sovranitetin dhe integritetin e Kosovës në të njëjten kohë, Qeveria i del kundër dhe nuk i jep mbështetje institucionale.
“Kjo hipokrizi e Kurtit dhe LVV-së qe çdo ditë mundohen t’ia marrin meritat policisë për sukseset e saj mundohen të përfitojnë elektoralisht mbi sakrificën e policëve të Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.











