Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: Stafi i Kuvendit nuk është palë në betejat politike, opozita të mos e shënjestrojë

13/08/2026 - 12:05
në Lajme
A A
Haxhiu: Stafi i Kuvendit nuk është palë në betejat politike, opozita të mos e shënjestrojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike dhe përplasjeve në Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu ka thënë se mospajtimet dhe përplasjet politike duhet të mbeten mes subjekteve dhe personave që mbajnë përgjegjësi politike, duke kërkuar që stafi profesional i Kuvendit të mos përfshihet në këto përplasje.

“Mospajtimet dhe përplasjet politike duhet të mbeten mes atyre që mbajnë përgjegjësi politike. Opozita nuk duhet ta përfshijë stafin profesional të Kuvendit në këto përplasje, ta vërë nën presion apo ta shënjestrojë për shkak të punës që kryen në kuadër të përgjegjësive të veta institucionale”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se, nëse opozita ka vërejtje ndaj punës së saj, ato duhet të adresohen drejtpërdrejt te ajo ose përmes mekanizmave institucionalë.

“Nuk është e drejtë që zyrtarëve profesionalë t’u atribuohen motive politike apo të krijohet përshtypja se ata i shërbejnë një individi apo një subjekti politik vetëm pse po kryejnë detyrat e tyre”, ka deklaruar Haxhiu.

Sipas saj, stafi i Kuvendit nuk është palë në përplasjet politike dhe nuk duhet të trajtohet si i tillë.

“Stafi i Kuvendit nuk është palë në betejat politike dhe nuk duhet të trajtohet si i tillë”, ka theksuar ajo.

Haxhiu ka thënë se e dënon publikisht këtë sjellje dhe ka kërkuar që çdo pretendim konkret të paraqitet me fakte dhe përmes rrugëve institucionale, e jo përmes, siç i ka quajtur ajo, sulmeve dhe insinuatave ndaj zyrtarëve të Kuvendit.

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq këmbëngul për devijimin e Ibrit, tani pretendon se kërkesa kishte ardhur edhe nga Novi Pazari

Vuçiq këmbëngul për devijimin e Ibrit, tani pretendon se kërkesa kishte ardhur edhe nga Novi Pazari
13/08/2026 - 12:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar ta mbrojë idenë e tij për zhvendosjen e rrjedhës së lumit Ibër, pavarësisht reagimeve negative nga Kosova dhe Evropa. Kësaj here,...

Më shumëDetails

Tahiri i çon letër Deharit, kërkon takim për ‘‘koordinimin’’ e seancës së radhës: Duhet të mbahet nesër

Tahiri i çon letër Deharit, kërkon takim për ‘‘koordinimin’’ e seancës së radhës: Duhet të mbahet nesër
13/08/2026 - 12:27

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se, kryesuesit të seancës, Avni Deharit, i ka kërkuar takim ‘’ lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës’’, e...

Më shumëDetails

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro
13/08/2026 - 12:18

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave pas përfundimit të hetimeve për zjarrvënien në diskotekën ‘’Gate Club’’ dhe për një tjetër incident hakmarrjeje. Përmes kësaj...

Më shumëDetails

Komuna e Përparim Ramës dhe Imri Ahmetit i dhanë tender kompanisë që ishte futur në listë të zezë nga OSHP’ja

Komuna e Përparim Ramës dhe Imri Ahmetit i dhanë tender kompanisë që ishte futur në listë të zezë nga OSHP’ja
13/08/2026 - 12:13

“Pronet Academy”, e diskualifikuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) për tetë muaj, fitoi tre tenderë përgjatë kohës sa ishte në listë të zezë. Operatori ekonomik Pronet Academy...

Më shumëDetails

Çka thuhet në komunikatën e djeshme të Kuvendit, e cila po cilësohet “skandaloze”?

Çka thuhet në komunikatën e djeshme të Kuvendit, e cila po cilësohet “skandaloze”?
13/08/2026 - 11:40

Kuvendi i Kosovës përgjatë ditës së djeshme lëshoi një komunikatë lidhur me tollovinë e krijuar në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Komunikata...

Më shumëDetails

Vudi Xhymshiti publikon fotomontazh me AI, Time Kadriaj thotë se do ta denoncojë në Gjykatë: S’e kam takuar Llugiqin

Vudi Xhymshiti publikon fotomontazh me AI, Time Kadriaj thotë se do ta denoncojë në Gjykatë: S’e kam takuar Llugiqin
13/08/2026 - 11:32

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ke hedhur poshtë raportimet se ajo në të kaluarën e kishte takuar personin, Skender Llugiqin, që dje bëri thirrje për pushkatimin e Ramush...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Në shtëpi iu gjetën armë nga Policia e Kosovës – Serbi Nenad Rashkoviq dyshohet se fshehë armë që janë përdorur në Mas’akrën e Kalludrës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Tensionet në Kuvend, PDK merr këtë vendim!

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë