Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Haxhiu të caktojë datën e konstituimit të Kuvendit, të mos pritet afati i fundit i 7 gushtit“

14/07/2026 - 17:01
në Kryesore, Lajme
A A
Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një komunikate për media i kanë bërë thirrje Presidentes në detyrë, Albulena Haxhiu, që, pas përfundimit të konsultimeve me subjektet politike parlamentare, të caktojë sa më parë datën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit.

“Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, ka filluar afati kushtetues për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit. KDI vlerëson se afati tridhjetëditor përbën afatin maksimal kushtetues për përfundimin e këtij procesi dhe nuk duhet të shndërrohet në periudhë pritjeje, pasigurie dhe mungesë të funksionimit të Kuvendit”, thuhet në reagimin e KDI.

KDI potencon se edhe pse afati kushtetues ende nuk ka përfunduar Presidentja në detyrë, ka përgjegjësi institucionale që të shmangë çdo vonesë të panevojshme dhe të sigurojë që procesi i konstituimit të Kuvendit të fillojë në kohë dhe në përputhje me interesin publik.

“Veçanërisht pas një periudhe të zgjatur të funksionimit me institucione në detyrë, Kosova ka nevojë për institucione me mandat të plotë, të afta për të ushtruar përgjegjësitë tyre kushtetuese dhe për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Përvoja e proceseve të mëparshme të konstituimit të institucioneve ka treguar se vonesat e panevojshme dhe mungesa e ushtrimit me kohë të përgjegjësive institucionale mund të krijojnë bllokada dhe të dëmtojnë funksionimin normal të shtetit. Respektimi i frymës së Kushtetutës dhe parimit të funksionimit efektiv të institucioneve kërkon që përgjegjësitë kushtetuese të ushtrohen pa vonesa të panevojshme. Institucionet nuk duhet të presin afatin e fundit për të përmbushur detyrimet e tyre, por duhet të veprojnë në kohë dhe me përgjegjësi për të shmangur çdo vakum institucional”, thuhet në reagim.

KDI ka deklaruar se kërkon nga ushtruesja e detyrës së Presidentes që pas përfundimit të konsultimeve me subjektet politike parlamentare, të caktojë sa më parë datën e seancës konstituive, në një afat që mundëson përfundimin e procesit në kohë dhe shmang afrimin e panevojshëm me kufirin kushtetues të 7 gushtit; t’u bëjë thirrje publike subjekteve politike parlamentare që të marrin pjesë në mënyrë të plotë dhe konstruktive, në mënyrë që seanca të përfundojë me konstituimin e Kuvendit, dhe jo të mbetet vetëm një veprim formal procedural pa funksionalizimin e plotë të organit më të lartë përfaqësues të qytetarëve.
ta informojë publikun, brenda 48 orëve, se deri kur do të përfundojnë konsultimet dhe kur pritet të bëhet publike data e seancës konstituive.

“Konstituimi i Kuvendit është një hap i domosdoshëm për rikthimin e funksionimit të plotë të rendit kushtetues dhe për mundësimin e formimit të institucioneve të reja. Një Kuvend i konstituuar është parakusht për avancimin e procesit të formimit të Qeverisë së re, zgjedhjen e Presidentit/es të ri/e, si dhe për ushtrimin e funksionit legjislativ dhe mbikëqyrës të Kuvendit.Prandaj, KDI i bën thirrje Presidentes në detyrë që, në ushtrimin e përgjegjësive të saj kushtetuese, të caktojë sa më parë datën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit. Veprimi në kohë nuk është vetëm çështje procedure, por është çështje e përgjegjësisë institucionale, llogaridhënies publike dhe respektimit të vullnetit të qytetarëve”, përfundon thirrja e KDI.

JU REKOMANDOJMË

Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit procese

Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit procese
14/07/2026 - 17:44

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvilloi sot një takim me deputetët e zgjedhur të PDK-së, ku u diskutua për situatën aktuale politike dhe domosdoshmërinë e...

Më shumëDetails

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, pret forcimin e partneritetit
14/07/2026 - 17:41

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ministres serbe, lidhur me spastrimin etnik të shqiptarëve. Snezhana Paunoviq u...

Më shumëDetails

Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit
14/07/2026 - 17:06

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cilësoi të turpshme dhe hipokrite siç i ka quajtur ai “sulmet” ndaj ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, duke...

Më shumëDetails

E dekretoi Zejnulla Gashin për kryeprokuror, vjen reagimi i Albulena Haxhiut

E dekretoi Zejnulla Gashin për kryeprokuror, vjen reagimi i Albulena Haxhiut
14/07/2026 - 16:38

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Zejnulla Gashin, të cilit i ka dorëzuar dekretin për emërimin në detyrën...

Më shumëDetails

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik” në Kosovë, reagon Tirana zyrtare

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik” në Kosovë, reagon Tirana zyrtare
14/07/2026 - 16:35

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X duke dënuar deklaratën e një anëtari të Qeverisë së Serbisë për spastrimin...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të ri të Shtetit

Albulena Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të ri të Shtetit
14/07/2026 - 16:20

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka dekretuar Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të ri të Shtetit. Kështu ka konfirmuar Sistemi Prokurorial përmes një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Plagosja me pesë plumba në Pejë: Vetëdorëzohet i dyshuari (Emri)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë