Deputeti nga radhet e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur së projektligji për tërheqjen e kursimeve pensionale nga Trusti aktualisht gjendet në qeveri, ku kjo e fundit afat ligjor ka 30 ditë për rishqyrtimine tij, shkruan 02 press.
“Tani është për mendim në qeveri, uroj që sa më shpejt ta jep mendimin afatin e fundit kohor e ka 30 ditë, por po shpresojmë që qeveria të marrë vendim më shpejt, që më pas të procedohet në kuvend”, tha Haxhiu.
Haxhiu, tutje theksoi se tërheqja e këtyre mjeteve nga trusti dhe inciativa e tij për t’a dërguar në kuvend, vjen si kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve.











