Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka listuar një grumbull shkeljesh ligjore nga Ministria e Shëndetësisë sipas tij, shkruan Veriu.info
Deputeti i zëshëm në një postim në rrjetin social Facebook, ka përmendur anulimin e konkurist për përzgjedhjen e drejtorit të AKPM-së , e që arsyeja sipas Haxhiut është shkeljet ligjore.
Tutje haxhiu ka shtuar se në konkursin e shpallur kërkesat e përgjithëshme formale të kërkuara janë në kundërshtim me ligjin dhe se janë përzgjedhur kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet ligjore për inspektorë shëndetësor, ka shtuar Haxhiu.
Postimi i plotë i deputetit:
Veprimet kundërligjore të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë të ndalur.
Anulohet konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të AKPM-së , arsyeja shkeljet ligjore.
Duket se fatin e njejtë do ta ketë edhe konkursi për përzgjedhjen e inspektorëve shëndetësorë, i shpallur në kundërshtim me Ligjin Nr. 02/L-38 PËR INSPEKTORATIN SHËNDETËSOR , Neni
8.1. Funksionin e Inspektorit Shëndetësor ka të drejtë ta ushtroj, personi i cili ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë, Farmacisë apo Stomatologisë si dhe të jetë i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë – ta ketë të përfunduar provimin për inspektor dhe të ketë pervojë pune se paku pesë vite në lëminë përkatëse shëndetësore.
Në konkursin e shpallur kërkesat e përgjithshme formale të kërkuara janë në kundërshtim me ligjin:
* Arsimimi i kerkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më se paku 3 vite të studimeve në fushat: Mjekësi�Përgjithshme, Mjekësi tjetër dhe Menaxhim Mjekësor.
Shih listen ku janë përzgjedhe kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet ligjore për inspektorë shëndetësor.
Gjithashtu me ligj këkohet dhënia e provimit për inspektor, ndërsa ky kriter anashkalohet duke kërkuar 2 vite përvojë pune :
* Në konkurs, pervoja e punës e kerkuar: Së paku dy (2) vite pèrvojè pune profesionale ne fushën pèr tè cilèn zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës se lirë të punës.















