Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë, shkruan Veriu.info.
Haxhiu ka thënë se ka takuar Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin, Haradinajn dhe Gucatin për të cilët deputeti thotë se ishin takime shumë emocionuese dhe të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në burg, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Dy ditë në Hagë ishin shumë emocionuese dhe të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në burg.
Bashkë me Dullen dhe Bajren, takuam shokët tanë të luftës, burrat e kombit, Hashimin, Kadriun, bacën Jakup, Rexhën, Nasimin dhe Hysniun.
Takimet ishin shumë emocionuese edhe pse këta burra të mëdhenj, janë të fortë, të qëndrueshëm, të vërtetë në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së.
U përqafuam dhe u përshendetëm me burrat më idealist, stoik e të pathyeshëm të popullit, me besim të plotë se së shpejti do të triumfojë drejtësia dhe ata do të kthehen fitimtar e me kokën lartë si çdoherë, triumfatorë.












