Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se LDK ka hap Urën e Ibrit për qarkullimin e njerëzve.
Haziri në një intervistë për GazetaBlic, thotë se çështja e Urës së Ibrit, nuk duhet të dialogohet aspak, sipas tij ai që dialogon e shkel me dy këmbë Kushtetutën dhe sovranitetin e vendit.
“Ai që dialogon dhe vendos një objekt e cila është në listën e objekteve të rëndësishme në aspektin e sigurisë së brendshme, shkel me dy këmbë edhe Kushtetutën edhe sovranitetin, sepse është çështje e brendshme e cila është përballu në vititn 2018. Kur Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga LDK, ka hap qarkullimin për njerëz mbi lumin Ibër, ka bërë rivitalizimin dhe ka bërë rindërtimin e urës dhe ka pengu ndërtimin e të ashtuquajturit park në zonën urbane të Mitrovicës në pjesën veriore sepse tendenca ka qenë me bë një pengesë fizike që mos me mujt me kalu automjetet në atë kohë”, tha ai.
Tutje, ai thekson se Kurti çështjen e Urës së Ibrit e solli në agjendë vetëm për konsum të brendshëm elektoral, ku kjo sipas tij i ka dhënë një dimension tjetër.













