Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haziri: Kurti e ka futur Kosovën në depresion të thellë politik dhe ekonomik

20/12/2023 - 21:00
në Lajme
A A
Haziri: Kurti e ka futur Kosovën në depresion të thellë politik dhe ekonomik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, e ka futur vendin “në depresion të thellë politik”, kur u pyet nga Albanian Post rreth deklaratës së Kurtit, i cili dy ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, u shpreh i bindur se shumë qeveri në vende të ndryshme si shohin “as në ëndërr” rezultatet e ekzekutivit të tij.

“E kundërta e asaj që ka thënë, sepse të gjithë kryeministrat e rajonit nuk i kanë pasur asnjëherë raportet më të këqija me kryeministrin e Kosovës. Ky kryeministër e ka futur në një depresion të thellë politik dhe ekonomik Kosovën”, tha Haziri.

Sipas Hazirit, për Kurtin që është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ende 14 shkurti i vitit 2022 nuk ka kaluar edhe pse kanë kaluar 3 vite, teksa shton se kjo qeveri nuk arriti fare ta kapitalozojë sulmin terrorist të 24 shtatorit në arenën ndërkombëtare.

“Duhet të bëjë veprime konkrete, pasi e kanë humbur momentumin e Banjës, pasi atë kreditë që Kosova e fitoi, politika nuk arriti ta kapitalizojë”, potencoi ai.

Ish-kryetari i Gjilanit ka folur edhe për kritikat e LV-së ndaj LDK-së, pasi kjo e fundit ka paralajmëruar se Projektligj për Fondin Sovran i cili është në konsultim publik mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne e kemi paralajmëruar, i kemi thënë që është në kundërshtim me parimet e tregut të lirë dhe të demokracisë. Kjo qeveri po duan ta fillojnë logjikën e nacionalizmit. Është një pasiguri juridike”, potencoi Haziri.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kishte reaguar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se nëse vendet tjera do të kishin rezultatet e Kurtit do të përfundonin në ankth kolektiv.

“Përfundim: uroj që, të vërtetën e hidhur populiste e me rezultate në fund të pusit, asnjë vend mik i Kosovës mos ta shoh kurrë në ëndërr, sepse ankthi u bëhet i pashmangshëm”, pati shkruar Gashi në më 18 dhjetor.

Ndryshe, dy ditë më parë, Kurti tha se Qeveria që drejton po bën shumë punë, por u ankua se rezultatet nuk po prezantohen nga mediat.

Ai u shpreh i bindur se shumë qeveri, në vende të ndryshe nuk i shohin “as në ëndërr” rezultatet e Qeverisë së tij, duke iu referuar rritjes së të buxhetit për 35% e të hyrave për 15%, prej marrjes së mandatit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë