Ish-negociatori për dialog, njëherësh nënkryetari I LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë për Front Online se Kurti pas takimit në Bruksel solli përshtypjet e tij e jo çka parasheh dokumenti i BE-së.
Ai thotë se Qeveria ‘Kurti’ nuk ka njoftuar opozitës se si do të zbatohet Marrëveshja e Ohrit.
Haziri ka një kërkesë për kryeministrin se si të sillet në procesin e dialogut.
“Kurti nuk ka arritur në negociata me i bind ndërkombëtarët për njohje ai e ka bërë lëshimin me qëllim në marrëveshjen e Ohrit në marrëveshje të përkohshme nuk ke njohje të Kosovës. Kjo Qeveri ka arrit me bërë lëshime të mëdha se me lëshuar rrugën për një njohje obligativisht ligjore në një marrëveshje të përkohshme nuk ka. Se si do ta organizojë zbatimin e saj ne nuk jemi njoftuar. Se çka parasheh dokumenti i BE-së Kurti nuk ka thënë asgjë por ka sjellë përshtypjet e tij në negociata këto nuk janë të mjaftueshme për popullin e Kosovës në negociata duhet me u sjell si burrë shtetas dhe sipas Kushtetueses”, tha Haziri.