
Kosova duhet të krijojë frymë që të hiqen masat e vendosura nga Bashkimi Evropian.
Kështu deklaroi gjatë ditës së djeshme ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Në lidhje me një deklaratë të tillë ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës Fatmir Humolli.
Humolli tha se shtetet e BE-së po e shohin se kanë gabuar dhe sipas tij po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që t’i nxjerr nga situata.
“Si duket e kanë pa se kanë gabuar shtetet e BE-së, dhe po kërkojnë nga qeveria e Kosovës me i nxjerr prej kësaj situate”, deklaroi ai.
Tutje ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë llogari nga shtetet e BE-së pasi sipas tij po e trimërojnë shovenizmin Serbë.
” Unë besoj se qeveria e Kosovës duhet me të kërkojë llogari nga shtetet e BE-së, se pse po e trimërojn shovenizmin Serb dhe po përkrahin fandamentalizmin ortodoks pansllavist. Duke qenë tolerantë ndaj fandmentalizmit ortodoks që kanë asimiluar një popull, që nuk janë sllav, po krijojnë rrethana për luftra të reja në Evropë dhe më gjerë. Ende nuk po e kuptojnë se lufta në Ukrainë është gabimi i Evropës” tha Humolli.
Ambasadori ,Rohde, tha se shteti i tij e përkrahë heqjen e masave qoftë edhe në mënyrë graduale dhe se për këtë po punojnë.
Ai deklaroi se për këtë duhet të ketë një vendim nga 27 vendet anëtare të BE-së.











