Sot Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se në veri janë hequr pllakatat e qyteteve në veri të shkruara në gjuhën serbe (alfabetin cirilik) për çka thanë se janë vendosur në rend të parë në gjuhën shqipe, pastaj serbe (në alfabet latin).
Partia “Demokracija Serbe” – që janë opozitë e Listës Serbe – ka reaguar duke e vlerësuar si në kundërshtim me vetë Kushtetutën e Kosovës.
“Sot është radha e alfabetit cirilik dhe alfabetit cirilik dhe vendosja e gjuhës shqipe si gjuhë parësore në komunat me shumicë serbe, edhe pse sipas Kushtetutës dhe ligjit shqipja dhe serbishtja janë plotësisht të barabarta dhe Kushtetuta dhe ligjet i detyrojnë institucionet të promovojnë të drejtën e njerëzve për të ushqyer dhe forcuar elementet thelbësore të identitetit të tyre, përkatësisht fenë, gjuhën, traditën dhe trashëgiminë kulturore”, thuhet në deklaratën e tyre.











