Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Heshtja pas seancës që i kaloi “kufijtë”, kur do ta “çelë” Kuvendin përsëri kryesuesi Avni Dehari?

09/08/2026 - 08:02
në Kryesore, Lajme
A A
Heshtja pas seancës që i kaloi “kufijtë”, kur do ta “çelë” Kuvendin përsëri kryesuesi Avni Dehari?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetët e rinj të vendit u mblodhën sot për herë të dytë, në tentim për ta konstituar kuvendin. Megjithatë, si në herën e parë, edhe në atë të sotmen, lideri i partisë më të madhe në vend, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për t’i vazhduar bisedimet për formimin e institucioneve, kësisoj, për ta shtyrë edhe konstituimin e Kuvendit. Porse, për dallim nga hera e parë ku, kjo kërkesë e kryeministrit në detyrë u pranua me qetësi, kësaj radhe ngjalli reagime. Ishte deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, që pakënaqësinë e saj ndaj qasjes së Kurtit, e shprehu duke e gjuajtur me ve këtë të fundit.

Sjellja e Kadrijajt krijoi tension, aq sa edhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u duk se e pati pak të vështirë deri sa e përmbylli seancën për sot, shkruan Gazeta Express.

Veprimi i deputetes së Aleancës, krijoi ‘kaos’ në Kuvend, ku disa deputetë nga VV’ja, u ngritën për ta mbrojtur shefin e tyre nga vezët, ndërsa ata nga partia e Kadrijajt u ngritën për t’i dalë krah asaj.

‘Kaosi’ brenda sallës përfundoi shpejt, por jo edhe vëmendja që mori situata e krijuar në atë që njihet si vendi i demokracisë.

Përveç mediave vendore, edhe ballinat e atyre rajonale u mbushën me tituj e lajme për tensionet e krijuara në parlamentin ende të paformuar plotësisht të Kosovës.

Porse, vëmendja s’u ndal këtu. Edhe mediat botërore i kushtuan hapësirë situatës parlamentare në vend. Retures e BBC raportuan e ndan pamjet nga momenti në fjalë.

Sigurisht që, pos mediave, çështja u komentua edhe nga vetë akterë politikë.

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, e cilësoi si “pamje të keqe” atë që ndodhi në Kuvend, duke thënë se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe në vend.

“I bëj të gjithë qytetarëve thirrje që të shohin këtë pamje të një Kuvendi i cili mblidhet dhe nuk arrin të konstituohet dhe përgjegjësia i takon subjektit më të madh”.

Nga PDK, ishte deputeti Arian Tahiri i cili tha se dita e sotme nuk është e mirë për Kosovën, duke shtuar se mbrëmë është cenuar “rëndë rendi kushtetues”.

“LVV ka vota për ta zgjedhur kryetarin. Ata refuzojnë të propozojnë emër dhe provojnë që të prodhojnë krizë politike”, tha ai.

Edhe deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar tensionet e sotme në Kuvend, duke thënë, Kosova nga sot nuk mund të konsiderohet më demokraci dhe se në vend është cenuar rendi kushtetues.

“Kosova prej sot nuk është më demokraci. Në këtë vend nuk ka më Kushtetutë, as rend kushtetues, zotëri Kurti i ka shfuqizuar, i ka suspenduar të gjitha institucionet demokratike të këtij vendi. Ditë e rëndë për Kosovën. Përmes një seance të turpit, Albin Kurti e shtyu vendin drejt anarkisë.”, ka thënë Hoxhaj.

Për situatën u deklaruar edhe vetë Kurti, i cili duke folur për aksionin që e ndërmori Kadrijaj, tha se në Kuvend nuk shkon për veten e tij, por për Republikën, prandaj edhe tha se nuk “ankohet” për këtë gjuajtje me vezë.

“Edhe nëse bëhen aksione të tilla kundër meje, s’jam këtu për veten time, jam këtu për Republikën e Kosovës dhe kërkoj që edhe të tjerët të vijnë këtu dhe për Republikën të bëjmë marrëveshje. Nëse gjuajta me vezë dhe goditja e sakos dhe pantallonave të kryeministrit nga vezët që i hedh një deputete është çmimi që duhet ta paguaj në mënyrë që ata të ulen e të bisedojnë bashkë e të dialogojnë, jam i lumtur ta paguaj këtë çmim. Vetëm le të vijnë në takim. Vetëm le të ulen e bashkëbisedojnë. Unë nuk ankohem që ata hedhin vezë, ankohem që ata s’duan të takohen”, deklaroi ai.

Rreth kësaj situate, kanë reaguar edhe nga aleatët kryesorë të vendit. Ka qenë, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e cila ka thënë se Kosova ka humbur shumë ditë duke pasur një parlament jofunksional dhe se tashmë përgjegjësia është e politikanëve dhe jo e sistemit.

“Parlamenti është zemra e demokracisë. Ai e mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson miratimin e legjislacionit që mund ta çojë përpara shoqërinë dhe ekonominë. Kosova ka qenë pa një parlament plotësisht funksional për shumë ditë gjatë dy viteve të fundit. Kjo është përgjegjësi e politikanëve të Kosovës, e jo e sistemit të saj. Tani ata duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave paqësore, në të mirë të qytetarëve të mrekullueshëm të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Ndryshe, veprimi i Kadrijajt vjen në formë proteste për veprimet e VV’së, pasi që e njëjta u kritikua për moskonstituimin e Kuvendit brenda aftit 30 ditor. Ky veprim i VV’së u cilësua si shkelje e Kushtetutës. Po ashtu, ditën e djeshme (e premte), në mbrëmje, deputetë e partive si PDK dhe Aleanca s’kanë mundur të hyjnë në sallën e kuvendit pasi që dera ishte e mbyllur. Në anën tjetër, VV’ja, pavarësisht kritikave për kalim të afatit, e ftoi sot seancën për konstituim, ku sërish, kërkoi kohë shtesë e cila iu miratua nga Dehari. Sidoqoftë, pas incidentit që ndodhi të shtunën askush s’ka folur për vazhdimin e seancës.

JU REKOMANDOJMË

Hamza pret në takim udhëheqësit e OVL të UÇK’së: Më 1 tetor, të gjithë në shesh kundër padrejtësisë

Hamza pret në takim udhëheqësit e OVL të UÇK’së: Më 1 tetor, të gjithë në shesh kundër padrejtësisë
25/09/2026 - 14:38

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ka pritur në takim udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me të cilët tha se ka biseduar për sfidat me...

Më shumëDetails

Akademikë dhe shoqëria civile i kërkojnë Qelajt: Dërgojeni Ligjin për Specialen në Kushtetuese

Akademikë dhe shoqëria civile i kërkojnë Qelajt: Dërgojeni Ligjin për Specialen në Kushtetuese
25/09/2026 - 14:37

Një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, komunitetit akademik dhe organizatave për të drejtat e njeriut i kanë kërkuar Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, që në Gjykatën Kushtetuese ta...

Më shumëDetails

Isufaj pret Partipattin, diskutohet lufta kundër krimit të organizuar

Isufaj pret Partipattin, diskutohet lufta kundër krimit të organizuar
25/09/2026 - 14:22

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar një takim zyrtar me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Më shumëDetails

Kurti: Nga bllokada në Kuvend humbin mjetet nga Plani i Rritjes

Kurti: Nga bllokada në Kuvend humbin mjetet nga Plani i Rritjes
25/09/2026 - 14:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bllokada në Kuvend ka pamundësuar miratimin e disa ligjeve të nevojshme për zbatimin e reformave të parapara në kuadër të...

Më shumëDetails

“Të mbrojmë dinjitetin tonë!” – Bedri Hamza fton qytetarët në protestën masive më 1 tetor

“Të mbrojmë dinjitetin tonë!” – Bedri Hamza fton qytetarët në protestën masive më 1 tetor
25/09/2026 - 14:08

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve, studentëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të bashkohen në një protestë...

Më shumëDetails

Von der Leyen, të enjten në Prishtinë

Von der Leyen, të enjten në Prishtinë
25/09/2026 - 13:57

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të mërkurën e ardhshme do të nisë një turne në Ballkan. Ndalesën e parë do të bëjë në Shqipëri, për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Goditet grupi i dyshuar për fajde e kanosje në Prishtinë, këta janë tre të arrestuarit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë