Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hill: Kurti duhet të punojë më shumë në të dëgjuarit dhe të kuptuarit e palës tjetër, ekziston perceptimi që Kosova s’po punon me SHBA-në

09/12/2025 - 11:41
në Kryesore, Lajme
A A
Hill: Kurti duhet të punojë më shumë në të dëgjuarit dhe të kuptuarit e palës tjetër, ekziston perceptimi që Kosova s’po punon me SHBA-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Diplomati amerikan, Christopher Hill, në një intervistë për Euronews Albania është pyetur edhe për kritikat e tij që i ka bërë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Hill duke folur për përvojën e tij të madhe në negociata, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të dëgjosh personin tjetër që po e jep opinionin e tij.

Ish-ambasadori amerikan në Beograd ka thënë se Kurti duhet të punojë më shumë në vështrimin e qëndrimit të palës tjetër.

“Z. Kurti duhet të bëjë një punë më të mirë në të dëgjuarit dhe të kuptuarit se si ana tjetër i sheh gjërat”, ka thënë Hill.

Sa i përket raportit aktual në mes të SHBA-së dhe Kosovës, Hill ka thënë se është një perceptim që Kosova s’është duke punuar me Amerikën dhe se kur një perceptim i tillë ekziston është shumë e vështirë të ndryshohet.

“Aktualisht Është një perceptim që Kosova s’është duke punuar me ne dhe se është shumë e vështirë për të ndryshuar një perceptim të tillë kur ai ekziston”, ka thënë tutje Hill.

“Mendoj se ka mungesë besimi, ka mungesë të modeleve të bashkëpunimit dhe ka mungesë të të kuptuarit se cili është problemi. Kryeministri Kurti nuk ka menduar se populli serb do të ketë një agjendë komplet të vetën, në mënyrë që të largohen komplet nga Kosova dhe të ndryshojnë kufijtë ndërkombëtar, ose çka ne nënkuptojmë si kufij ndërkombëtar. Mendoj se ka mungesë besimi aty”., ka shtuar tutje diplomati amerikan.

Hill ka thënë se Kosova duhet që të vuaj “pasojat” e të qenit shtet i pavarur dhe se s’duhet që të pres nga shtetet e tjera që t’ia menaxhojnë problemet dhe t’iu kërkojë shteteve të tjera që të vendosin sanksione palëve të tjera.

“Duhet të ketë përpjekje më serioze që Kosova të merret me këtë çështje, s’mund të presin nga shtetet e tjera që të menaxhojnë problemet e tyre./ Ata donin të ishin të pavarur dhe duhet të vuajnë pasojat e të qenit të pavarur dhe pasojë e kësaj është që të mos shkohsh tek vendet e tjera e t’iu thuash që ne duam ta shtoni presionin dhe të vendosni sanksione palëve të tjera”, ka potencuar Hill./Express/

JU REKOMANDOJMË

Përurohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Klinë, në zbulimin e saj marrin pjesë Osmani, Haradinaj e Hoti

Përurohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Klinë, në zbulimin e saj marrin pjesë Osmani, Haradinaj e Hoti
02/07/2026 - 12:18

Është përuruar shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova në Klinë. Në zbulimin e saj morën pjesë ish-presidentja Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj i AAK’së dhe Avdullah Hoti i LDK’së....

Më shumëDetails

Osmani: Deklarata e 2 Korrikut, pikënisje drejt realizimit të idesë për Kosovën shtet të lirë

Presidentja mesazh mërgimtarëve: Ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës
02/07/2026 - 11:53

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 36-vjetorin e miratimit të Deklarates Kushtetuese të 2 korrikut, ka thënë se kjo datë ishte pikënisje drejt realizimit të idesë së kahmotshme...

Më shumëDetails

Rezultati i dobët, nisin dorëheqjet në LDK: Besnik Osmani jep dorëheqje nga kryetari i degës në Fushë Kosovë

Rezultati i dobët, nisin dorëheqjet në LDK: Besnik Osmani jep dorëheqje nga kryetari i degës në Fushë Kosovë
02/07/2026 - 11:18

Kryetari i degës së LDK-së në Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka dhënë dorëheqja. Këtë vendim e ka konfirmuar asamblisti i LDK-së në Kuvendin e kësaj komune, Ali Topalli....

Më shumëDetails

MPB-ja publikon listën e 11 kandidatëve që vazhdojnë garën për drejtor të akademisë

MPB-ja publikon listën e 11 kandidatëve që vazhdojnë garën për drejtor të akademisë
02/07/2026 - 10:36

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përmes njësisë për menaxhimin e burimeve njerëzore, ka publikuar listën e kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret e përgjithshme dhe që do...

Më shumëDetails

Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së imamit në Dragash dhe babait të tij që s’i ofroi ndihmë viktimës

Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së imamit në Dragash dhe babait të tij që s’i ofroi ndihmë viktimës
02/07/2026 - 10:14

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit B.H. për vrasjen e imamit në Dragash, si dhe një muaj paraburgim ndaj babait të tij,...

Më shumëDetails

Ky është i riu që u godit nga rrufeja, varrimi bëhet sot në 17:00

Ky është i riu që u godit nga rrufeja, varrimi bëhet sot në 17:00
02/07/2026 - 09:40

Suhareka është tronditur mbrëmë nga humbja e papritur e një të riu. Fatlind Bajselmani u godit nga rrufeja në bjeshkët e Maqitevës. Varrimi i të riut bëhet sot...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Dallavere me çmime të naftës në kohë krize: Shteti e dërgon në gjykatë “Benita Corporation” të Nexhat Kalludrës

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dallavere me çmimet e naftës: Lab Oil i Raif Gashit përfundon në gjykatë (Dokument)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë