Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hill: Themelimi i Asociacionit është obligim ligjor që duhet t’u binden Kosova dhe Serbia

30/01/2023 - 22:47
në Lajme
A A
Hill: Serbët të kthehen në institucione, Kosova ta formojë Asociacionin dhe t’i pezullojë menjëherë masat për targat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Formimi i Asociacionit është obligim ligjor i Prishtinës dhe Beogradit dhe duhet bërë, ka deklaruar në një intervistë për TV Pink ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Hill ka deklaruar se e vlerësojnë iniciativën e nisur nga evropianët për planin franko-gjerman dhe e shohin si bazë të një marrëveshje.

“Ne e vlerësojmë shumë iniciativën e nisur nga evropianët në të ashtuquajturin plan franko-gjerman. Ne e shohim atë si bazën e një marrëveshjeje eventuale por nuk do të jetë e lehtë për askënd.

Më duhet të them se pala serbe, ashtu si edhe më parë, erdhi e përgatitur dhe konstruktive dhe shpresoj që të gjithë të jenë të tillë. Duhet të bëhet në bazë të planit kornizë të propozuar nga evropianët dhe më pas të vazhdojë puna për të. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si po e trajton pala serbe, por nuk jam në gjendje të komentoj se si po zgjidhet në Prishtinë, përveçse të them se besoj se është mënyra e duhur për të zgjidhur problemin dhe për të shtuar edhe një herë se jam shumë i kënaqur me atë se sa konstruktive është pala serbe ndaj gjithë kësaj”, ka deklaruar Hill.

Hill ka diskutuar edhe për deklaratën e përbashkët së fundit të bërë nga dy diplomatët e lartë amerikanë, Gabriel Escobar e Derek Chollet, të cilët theksuan se është koha për themelimin e Asociacionit.

“Unë mendoj se SHBA-të ishin shumë të qarta në disa raste dhe zoti Escobar ishte gjithashtu shumë i qartë se ne mbështesim dhe besojmë se kjo duhet të ndodhë, që është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Nuk ishte vetëm në Marrëveshjen e Brukselit, e kemi edhe në pikat 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 në Bruksel. Është detyrim ligjor. Për ata që ishin të përfshirë në marrëveshjet e Brukselit, në radhë të parë Beogradin dhe Prishtinën, është obligim ligjor që duhet t’i binden. Duhet të ndodhë. Deklarata që keni parë nuk shpreh vetëm pikëpamjet e Chollet dhe Escobar, por ajo përfaqëson politikën amerikane që duhet bërë. Natyrisht kemi punë për të bërë. Kjo është pjesa që vlen vetëm për publikun e Kosovës, por kushdo që e lexon mund të shohë qartë se SHBA-të e mbështesin dhe kjo duhet bërë.

Hill gjithashtu është pyetur nëse dialogu do të ndihmojë të zgjidhë problemet themelore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Mendoj se në fund të gjithë ne po flasim për një proces hap pas hapi. Të gjithë ata që kanë mësuar të ecin e dinë se së pari duhet të mësojnë të zvarriten. Po flasim për një proces ku duhet të ulim tensionet. Ka kaq shumë tensione rreth të gjitha çështjeve, dhe kjo sigurisht që nuk i ndihmon as Serbisë e as Kosovës. Mendoj se këto tensione duhet të ulen dhe të krijohet një proces normaliteti. Kur njerëzit shkojnë në pikën kufitare, nuk u vjen habi se nuk mund të kalojnë siç duhet. Normalizim do të thotë të arrish një situatë normale. Për të parë pak më tej, ne e dimë se cilat janë shpresat eventuale për të arritur shumë normalizim të marrëdhënieve, por tani për tani është më shumë një proces hap pas hapi. Kishte shumë tensione, shumë kriza, dhe mendoj se është e rëndësishme të kuptojmë se ne duhet t’i zgjidhim të gjitha gjërat, dhe disa nga ato gjëra që duhet t’i kishim zgjidhur shumë më herët, duke përfshirë themelimin e Asociacionit”, ka deklaruar ndër të tjerash ambasadori Hill.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë