Grupacione të serbëve të ndikuar nga struktuar të caktuara, nuk po i ndalin provokimet e vazhdueshme, dhe po përdorin të gjitha instrumentet për të nxitur situata të tensionuara e tillë ishte dhe situata e djeshme.
Mbishkrimi provokues që ishte vendosur dje në Veri të vendit është larguar, shkruan Veriu.info
Në urën që kalon përmes rrugës kryesore që të dërgon në Leposaviq, konkretisht në fshatin Soçanicë, ishte vendosur mbishkrimi provokues “Kjo është Serbi”.
Mbishkrimi nuk ka qëndruar gjatë pasiqë është larguar nga policia e Kosovës dhe gjithëçka është nën kontroll.