Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hisen Berisha: Albin Kurti, ka krizë identiteti me pasoja për Kosovën

03/01/2025 - 12:38
në Lajme
A A
Berisha: Kurti është dashur të jap dorëheqje më herët për dëmin që ia ka shkaktuar vendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Refuzimi i Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore shfaq një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje politike. Kjo sjellje lidhet drejtpërdrejt me një deficit të tij në raport me vlerat themelore të luftës për liri dhe shtetbërjes, qëndrim ky që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij politike.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri dhe procesi i shtetndërtimit janë dy prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë së Kosovës. Fatkeqësisht, qëndrimet dhe veprimet e Kurtit kanë treguar një distancë të dukshme nga këto procese. Mosrespektimi i institucioneve shtetërore nuk është vetëm një refuzim i rregullave kushtetuese, por gjithashtu një mohim i përpjekjeve të gjeneratës që i dha Kosovës lirinë dhe themeloi shtetin.

Ky deficit patriotik nuk vjen nga mosnjohja e historisë, por nga një mungesë e përfshirjes personale në aktet sublime të luftës dhe shtetbërjes. Kjo zbrazëtirë në raport me sakrificat e popullit tonë për liri dhe pavarësi ka çuar në qëndrime që shpesh sfidojnë dhe minojnë këto arritje historike.Kurti përmanent ka shfaqur një qasje refuzuese ndaj çdo procesi politik që lidhet me arritjet e Kosovës si shtet. Që nga akti i shpalljes së pavarësisë, të cilin e ka cilësuar si të papranueshëm, deri te simbolet shtetërore që ka refuzuar t’i respektojë, ai ka ndjekur një linjë kundërshtimi që buron nga një krizë e thellë në identitetin e tij politik dhe shtetëror.

Kjo krizë e identitetit nuk është thjesht personale, por ka pasoja të drejtpërdrejta për funksionalitetin e shtetit dhe besimin e qytetarëve në institucionet e tyre.Liderët që nuk kanë lidhje të forta me vlerat e lirisë dhe pavarësisë shpesh e shohin shtetin si një pengesë dhe jo si një arritje historike që kërkon përkushtim të vazhdueshëm.

Sundimi i Ligjit është një kusht themelor për shtetndërtim ku parimi i ligjshmërisë përbën bazën e barazisë para ligjit.Prokuroria Speciale është një institucion kyç në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Respektimi i këtij organi nuk është çështje opsionale, por një detyrim i çdo qytetari dhe, mbi të gjitha, i liderëve të shtetit.

Refuzimi për t’u paraqitur para këtij institucioni dhe tentativat për ta diskredituar atë janë një sulm ndaj shtetit të së drejtës dhe një mesazh i gabuar për qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.Deficiti në lidhjen me bëtjen e lirisë dhe shtetin shkaktojë krizë identizeti dhe janë burim i pasojave për Kosovën.

Përvoja tregon se liderët me mungesë lidhjeje me aktet sublime të shtetbërjes shpesh përfundojnë duke sfiduar vetë shtetin. Në vend që të jenë gardianë të institucioneve, ata shndërrohen në kritikë të tyre, duke i paraqitur institucionet si armiq dhe duke i sfiduar për qëllime personale ose politike.Kurti nuk ka shfaqur ndonjë ndjeshmëri ndaj sakrificave të gjeneratës që çliruan Kosovën dhe ndërtuan themelet e saj shtetërore. Në vend që ta njohë këtë si një bazë mbi të cilën duhet të ndërtojë, ai e ka përdorur refuzimin si mjet politik, duke minuar arritjet e përbashkëta të popullit tonë.

E ardhmja e Kosovës lidhet me nevoja për përgjegjësi dhe patriotizëm kushtetues të drejtuesve të saj.Në një kohë kur Kosova përballet me sfida të mëdha, përfshirë integrimin euroatlantik dhe ruajtjen e sovranitetit të saj, liderët politikë duhet të jenë shembulli i parë i respektimit të ligjit dhe institucioneve. Mosrespektimi i Prokurorisë Speciale dhe sulmet ndaj saj janë shkelje të parimeve bazë të qeverisjes demokratike dhe dëmtojnë rendin kushtetues të Kosovës.

Respektimi i institucioneve nuk është thjesht një akt ligjor, por një shprehje e patriotizmit kushtetues dhe e përkushtimit ndaj të ardhmes së shtetit. Çdo lider që dështon ta tregojë këtë përkushtim është jo vetëm një dështim personal, por edhe një kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës.Në këtë drejtim, Prokuroria Speciale duhet të vazhdojë punën e saj të pandikuar, duke siguruar që asnjë person, përfshirë liderët më të lartë, të mos jenë mbi ligjin. Ky është një parim i shenjtë që duhet të mbështetet nga të gjithë ata që besojnë në një Kosovë të drejtë dhe demokratike.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë