Historiani nga Ekuadori, Juan Marquez, ka reaguar pas zgjedhjes së një presidenteje katolike në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e respektit, bashkëjetesës dhe dialogut ndërmjet komuniteteve fetare.
Në një shkrim të tij, Marquez e përshkruan Kosovën si një vend me popullsi kryesisht myslimane, por me një histori dhe identitet kulturor që përfshijnë edhe komunitetet katolike dhe ortodokse.
Ai thekson se, përtej dallimeve fetare, dinjiteti njerëzor nuk duhet të varet nga besimi i një personi.
“Dinjiteti njerëzor nuk varet nga feja e një personi”, shkruan Marquez, duke nënvizuar se respekti, bashkëjetesa dhe dialogu janë thelbësore për ndërtimin e një shoqërie ku secili mund ta praktikojë lirisht besimin e tij.













