Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit ish-kryeministrit

02/11/2025 - 10:26
në Kryesore, Lajme
A A
Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit ish-kryeministrit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prej orës 08:30, kanë nisur homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili vdiq më 31 tetor, pas disa javësh i shtruar në gjendje të rëndë në spital.

Në hollin e Pallatit të Kongreseve, familjarët e ngushtë të liderit historik të së majtës, kanë pritur ngushëllimet e dhjetëra qytetarëve të ardhur dhe nga rrethet e vendit.

Po ashtu, edhe figura politike të njohura në vend, si Fatmir Mediu, Agron Duka, Arben Malaj dhe emra të tjerë janë ndër të parët që kanë mbërritur në ceremoninë e homazheve për nder të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Kurora me lule e buqeta janë vendosur në arkëmortin e ish-kryeministrit, ndërsa sic shihet në foto, në rreshtin e parë të pritjes së ngushëllimeve janë vendosur sipas radhës, bashkëshortja e ish-kryeministrit, Xhoana Nano, dy fëmijët e tij nga martesa me gruan e parë Rexhina Nano, djali i Xhoanës dhe ish-bashkëshortja Rexhina. Më pas shihen bashkëpunëtorë të ngushtë të tij.

Trupi diplomatik shqiptar dhe personalitete të politikës, do të nderojnë figurën e Nanos në pjesën e dytë të ceremonisë.

Në përfundim të ceremonisë shtetërore do të jetë kryeministri Edi Rama, gjithashtu pasues i Fatos Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste, që do të mbajë një fjalë e më pas dhe vetë bashkëshortja e Nanos, Xhoana, apo dhe djali Sokoli. Fatos Nano do të përcillet për në banesën e fundit pas një ceremonie private familjare.

Fatos Nano ndërroi jetë mesditën e djeshme në moshën 73-vjeçare. Prej kohësh ai vuante nga probleme kronike respiratore ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm.

Tri herë kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit, si njeriu që reformoi Partinë Socialiste dhe një lider me vizion për të ardhmen e Shqipërisë.

 

JU REKOMANDOJMË

Osmani: Jam në garë me rrit LDK-në, duhet të punojmë për këtë e jo me luftu njëri-tjetrin

Osmani: Jam në garë me rrit LDK-në, duhet të punojmë për këtë e jo me luftu njëri-tjetrin
02/07/2026 - 01:06

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se tani nuk është në garë për kreun e Lidhjes Demokratike e Kosovës, por në garë për forcimin dhe rritjen e saj në...

Më shumëDetails

Reagon Grenell: Thaçi është i pafajshëm, çfarë po i pengon gjyqtarët të marrin vendim

Reagon Grenell: Thaçi është i pafajshëm, çfarë po i pengon gjyqtarët të marrin vendim
02/07/2026 - 01:02

Ish emisari i presidentin amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas shtyrjes së re të vendimit për Thaçin dhe ish krerët e UÇK-së në Hagë. Ai ka...

Më shumëDetails

Prokurori Naim Abazi: Kryeprokurori i mirë duhet të ketë prokurorë të mirë

Prokurori Naim Abazi: Kryeprokurori i mirë duhet të ketë prokurorë të mirë
01/07/2026 - 23:31

Në intervistën për Kryeprokuror të Shtetit që u zhvillua sot, më 01.07.2026, prokurori Naim Abazi u vlerësua me 89 pikë. Abazi është prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës...

Më shumëDetails

Vdiq tragjikisht në Gjermani, e reja Rina Krasniqi varroset nesër në vendlindje

Vdiq tragjikisht në Gjermani, e reja Rina Krasniqi varroset nesër në vendlindje
01/07/2026 - 23:23

Rina Krasniqi, e cila vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani, do të varroset nesër në varrezat e Damanek të Malishevës. Sipas njoftimit mortor, ceremonia e...

Më shumëDetails

“Ose kemi me mbetë demokraci ose kemi me u ba shtet autoritar”, Enver Hoxhaj: Kurti e ne nuk kemi qëllim të përbashkët

Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO
01/07/2026 - 22:42

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha në Pressing në T7 se zgjedhjet mbahen për drejtimin që mund ta ketë vendi, “ose kemi me mbetë demokraci...

Më shumëDetails

Kajtazi: Ardhja e Albin Kurtit në pushtet është fatkeqësi kombëtare

Albini që e doja”: Kajtazi ia kthen Kurtit një shkrim të 2019-ës për pabarazinë dhe varfërfinë
01/07/2026 - 22:23

Votat e Vetëvendosjes ishin temë e diskutimit me panelistët në emisionin Rubikon në Klan Kosova. Opinionisti Vehbi Kajtazi, ka deklaruar se ardhja në pushtet e Albin Kurtit, është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Dallavere me çmime të naftës në kohë krize: Shteti e dërgon në gjykatë “Benita Corporation” të Nexhat Kalludrës

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dallavere me çmimet e naftës: Lab Oil i Raif Gashit përfundon në gjykatë (Dokument)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë