Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka përgatitur një kërkesë drejtuar Presidentes Justina Shiroka Pula, duke kërkuar që Bashkim Nurboja të mos dekretohet si anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Hoti ka thënë se kërkesa është përgatitur për shkak të urgjencës së çështjes dhe mbështetet në argumente kushtetuese dhe ligjore, të cilat, sipas tij, synojnë mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve që ta nënshkruajnë kërkesën deri nesër në orën 11:00, në mënyrë që ajo t’i përcillet Presidentes.
Hoti ka theksuar se kjo çështje nuk duhet të shihet si çështje partiake, por si çështje që lidhet me pavarësinë e BQK-së dhe respektimin e Kushtetutës së Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Për shkak të urgjencës së çështjes, kam përgatitur kërkesën për Presidentes së Republikës së Kosovës që të mos dekretohet z. Bashkim Nurboja si anëtar i Bordit të BQK-së.
Kërkesa, e bazuar në argumentet kushtetuese dhe ligjore të paraqitura në letrën drejtuar Presidentes, synon mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Ftoj deputetët ta nënshkruajnë kërkesën nesër deri në orën 11:00, në mënyrë që ajo t’i përcillet Presidentes.
Kjo nuk është çështje partie. Është çështje e pavarësisë së BQK-së dhe respektimit të Kushtetutës.
















