Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se nuk mbahet mend që në Kushtetuese janë dërguar aq shumë ligje.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues.
Ai ka thënë se ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht.
Postimi i tij i plotë:
Ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues.Ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht.












