Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti: Kritikat e mija të mos kuptohen si ambicie personale, Kosovës i duhet një LDK e fortë

11/04/2025 - 21:07
në Lajme
A A
Hoti: Kryeministrit Kurti askush më nuk i beson, i ndërron fjalët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që kritikat e tij ndaj lidershipit të partisë të mos kuptohet si ambicie të tij personale.

Ai ka bërë me dije se kritikat e tij janë parimore dhe kanë për qëllim forcimin e partisë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën Nacionale, Hoti ka lënë të nënkuptohet se nuk ka ndnjë ambicie për të synuar kreun e partisë.

“Shumë personalitete në LDK e kanë përvojën e nevojshme, pasi i kanë shërbyer Kosovës në kohë sfiduese me përkushtim e profesionalizëm, duke vendosur gjithmonë interesin shtetëror në rend të parë. Në asnjë formë kritikat e mija nuk duhet të kuptohen si ambicie personale. Besoj se këtë e kam dëshmuar ndër vite”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, në këtë kohë LDK-ja duhet të ruaj kohezionin e saj të brendshëm.

“Në këtë periudhë, e rëndësishme për LDK-në është ruajtja e kohezionit të brendshëm. Si gjithmonë, edhe kësaj here, atë që kërkoj është kohezion i partisë dhe ndërtim i një ekipi gjithëpërfshirës e kompetent në një proces të gjerë konsultativ brenda LDK-së”, është shprehur Hoti.

Në këtë intervistë, Hoti ka folur edhe për reagimet që kanë nxitur kritikat e tij ndaj lidershipit të partisë në raport me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka bërë me dije se disa prej reagimeve të kolegëve të tij nuk kanë qenë në frymën e LDK-së.

“Është e drejtë e secilit të shprehet, siç është e drejtë edhe e imja. Por më duhet të them disa prej ato reagimeve nuk janë në frymën e LDK-së, si parti e themeluar për të mbrojtur fjalën e lirë, lirinë e mendimit dhe liritë individuale e kolektive. Unë gjithashtu kam vërejtur se reagimet e tyre nuk kanë qenë ndaj argumenteve të mia për rezultatin e dobët zgjedhor. Tentoj të besoj se edhe kolegët e mi janë të bindur se mbyllja e debatit dhe ikja nga përgjegjësia nuk i shërben LDK-së. Përkundrazi, e pengon LDK-në të konsolidohet për të kthyer besimin e qytetarëve. Ne jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe duhet të dalim para qytetarëve me besim e me sinqeritet, duke ua bërë me dije se e kemi kuptuar mesazhin që na dhanë më 9 shkurt 2025, siç bëmë edhe në vitin 2021”, është shprehur ai.

Sipas tij, LDK-ja nuk guxon të kthehet në një parti ku sulmohet kritika e mendimi ndryshe.

“LDK-ja, si parti e fjalës së lirë, nuk guxon të kthehet në një parti ku sulmohet kritika e mendimi ndryshe. Kjo qasje dëshmon mungesën e kulturës demokratike dhe përbën deformim të vlera politike të LDK-së. Një mentalitet i tillë nuk duhet të bartet në shtëpinë e demokracisë politike në Kosovë – LDK”, ka thënë Hoti.

Ai ka vlerësuar se Kosovës i duhet një LDK-së e fortë, duke thënë se në këtë parti nuk ka vend për grupime apo fraskione.

“Besoj fuqishëm se Kosovës i duhet një LDK e tillë, që fuqizon parimet burimore të saj si parti demokratike, shtetformuese, e hapur, dinamike, properëndimore, siç e kanë menduar dhe ideuar themeluesit e saj. Unë personalisht jam i vendosur të punojë për një LDK të tillë. Në LDK nuk ka vend për grupime apo fraskione. Unë bëj ftesë dhe lutje për kohezion partiak. LDK-ja është organizatë me interes publik. Prandaj, është e natyrshme të shohim kaq shumë reagime publike për zhvillimet në LDK. Të gjithë anëtarët e LDK-së e kemi për obligim ta ruajmë LDK-në si një parti që udhëhiqet vetëm nga interesi shtetëror”, ka shkruar Hoti.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë