Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti: Kurti e ka dëmtuar dialogun në mënyrë të pakthyeshme, sot ka dialog vetëm për Asociacionin

06/09/2023 - 12:13
në Kryesore, Lajme
A A
Hoti: Kurti e ka dëmtuar dialogun në mënyrë të pakthyeshme, sot ka dialog vetëm për Asociacionin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish- kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka folur për udhëzimin administrativ për zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit.

Ai në një intervistë të shkrutër për Gazeta Blic ka theksuar se problemet politike nuk zgjidhen me siç tha ai, provizione ligjore.

“Problemet politike zgjidhen me vizion e veprime politike. Provizionet ligjore për nisjen e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve të komunave janë menduar për situata të caktuara, ku qytetarët mund të ndërmarrin nismë për shkarkim të kryetarëve të komunave, e jo për të zgjidhur kurthe politike”, ka theksuar ai.

Sipas tij, Kurti e ka dëmtuar dialogun në mënyrë të pakthyeshme.

“Për shkak të veprimeve të gabuara që në fillim të mandatit, sot nuk ka më dialog për njohje. Sot ka dialog vetëm për themelim të asociacion dhe për zgjedhje në komunat në veri për të kthyer kryetarët e Listës Serbe në krye të atyre komunave”, ka theksuar ai.

Intervista e plotë:

Gazeta Blic: Qeveria dje miratoi një Udhëzim Administrativ për zgjedhjet në katër komunat në veri. A është zgjidhje ky udhëzim?

Avdullah Hoti: Problemet politike në veri të shkaktuara nga Serbia, e cila e futi në kurth Qeverinë e Kosovës për shkak të mungesës së vizionit për të reaguar mençur dhe në koordinim me aleatët, nuk zgjidhen me udhëzime administrative. Problemet politike zgjidhen me vizion e veprime politike. Provizionet ligjore për nisjen e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve të komunave janë menduar për situata të caktuara, ku qytetarët mund të ndërmarrin nismë për shkarkim të kryetarëve të komunave, e jo për të zgjidhur kurthe politike.

Gazeta Blic: A mendoni se Qeveria Kurti po taktizon me këtë udhëzim që t’i ikë përgjegjësisë?

Avdullah Hoti: Fatkeqësisht, Qeveria Kurti e ka dëmtuar procesin e dialogut në mënyrë të pakthyeshme, siç i ka dëmtuar edhe shumë procese të tjera. Për shkak të veprimeve të gabuara që në fillim të mandatit, sot nuk ka më dialog për njohje. Sot ka dialog vetëm për themelim të asociacion dhe për zgjedhje në komunat në veri për të kthyer kryetarët e Listës Serbe në krye të atyre komunave. Me këtë qasje, Qeveria Kurti i ka bërë një dëm të madh Kosovës, pasi nga viti 2020 e këndej Kosova ka pasur dakordimin e aleatëve të dialogojë vetëm për njohje reciproke bazuar në parimet e integritetit territorial dhe ruajtjes së karakterit unitar dhe rendit kushtetues të Kosovës. Me Marrëveshjen e Ohrit, Qeveria Kurti e ka çimentuar një statu quo të re, e cila ka krijuar pasiguri për të ardhmen. Tanimë, Qeveria Kurti nuk ka hapësirë manovrimi.

Gazeta Blic: Cila është zgjidhja e duhur për tejkalimin e situatës në veri?

Avdullah Hoti: Kam frikë se kthimi në normalitet dhe në pikën zero sa i përket dialogut, në pikën ku ishte dialogu në qeverinë paraprake kur dialogohej për marrëveshje finale për njohje dhe normalizim të plotë, do të jetë i vështirë në mos i pamundur.

Gazeta Blic: Çka prisni nga takimi Kurti- Vuçiç më 14 shtator?

Avdullah Hoti: Nuk kam pritje. Siç e theksova më lartë, tani Kurti ia ka lidhur këmbët vetes dhe e ka mbyllur dialogun me Marrëveshjen e Ohrit. Nuk ka më hapësirë negocimi. Tani Kurti është i detyruar të dialogojë vetëm për zbatim për asociacionit dhe për kthim sa më parë të kryetarëve të Listës Serbe në krye të komunave në veri.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë