Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti: Më kërkuan 400 mijë euro, duke pretenduar se Ukshin Hoti është gjallë

05/01/2023 - 21:24
në Lajme
A A
Hoti: Më kërkuan 400 mijë euro, duke pretenduar se Ukshin Hoti është gjallë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Andin Hoti tregon se përveç dhimbjes që kanë familjarët e të pagjeturve, ata ballafaqohen edhe më mashtrime të ndryshme, madje jo vetëm dikur por edhe tani. Sipas tij, ka pasur raste kur ata shesin gjithçka në kërkim të tyre.“Kemi informacione se ka familjarë të personave të zhdukur që kanë shitur dhe tokë e gjithë pasurinë, dhe i kanë dorëzuar paratë në Serbi, për t’i gjetur të dashurit e tyre”, thotë Hoti në “RTK Prime”.

Ai deklaron se raste të tilla nuk është se kanë ndodhur para 20 vitesh. “Ka ndodhur tash, në tre apo katër vitet e fundit”, thotë Hoti.“Ka familjarë të tjerë, e këtë e kam dëgjuar me veshët e mi ku pretendojnë se më i dashuri i tyre, i ka thirrur në telefon dhe u ka kërkuar shuma të parave e ata i kanë shitur të gjitha”.

Ai thotë se të gjitha këto para i kanë dhënë në Serbi. “Natyrisht se të gjitha janë mashtrime”.Hoti apeloi tek familjarët e të pagjeturve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve. Hoti kërkon që familjarët e të pagjeturve, kur bien në kontakte të tilla, t’i njoftojnë institucionet përkatëse të Kosovës.

“Ka shumë grupe të ndryshme serbësh që mashtrojnë, e që janë kryesisht nga Beogradi”. Ai deklaron se i kupton familjarët e të pagjeturve, por kërkon që të mos bien pre e emocioneve.“Nuk di ndonjë familjar që ka marrë informacion në formë të tillë edhe është zbardhur fati i të pagjeturit”.

Krejt këto raste, Hoti i ilustroi edhe me ngjarjen që i ka ndodhur vetë atij.“Para disa ditësh kam marrë informacione nga një person që e quante vetën hacker dhe që thoshte se e di ku është Ukshin Hoti”, rrëfen Hoti.

“Ai kërkonte një vlerë të madhe parash në formë të Bitcoin”, tregon ai, duke shpjeguar se edhe më herët kishte një rast tjetër kur ia kërkonin 400 mijë euro për t’i treguar se ku është Ukshin Hoti. “Po, mua personalisht më kanë kontaktuar në Messenger”.Sipas tij, ky hackeri i ka thënë se ka arritur të hyjë në dokumentacionet e shtetit të Serbisë dhe se sipas tij, ata janë hackerë nga një vend tjetër.

“Komunikimi ishte në anglisht dhe na thoshte na dërgoni kaq të holla sepse do t’u japim informacione të klasifikuara”, tha Hoti, duke sqaruar se tashmë është mësuar me gjëra të tilla. “Ajo që dua të them është se jam mësuar dhe e di se si funksionojnë këto grupe”.

Duke folur pastaj për rastin tjetër kur i janë kërkuar 400 mijë euro, Hoti tregon se kjo ka ndodhur një javë pasi në RTK ishte transmetuar në emisionin hulumtues “Udhëve”, për disa dokumentacione sipas të cilave, Ukshin Hoti është i vrarë dhe i varrosur.

“Mbi dy javë më kanë mbajtur në ethe mua dhe gjithë familjen”, rrëfen Hoti, duke sqaruar se ishte 99% i bindur se ishte mashtrim. “Por ai 1% ishte ndoshta gjithçka për mua, madje aq i madh saqë të dridhej trupi gjatë tërë kohës e të linte pa gjumë, derisa u përmbyll”.Hoti tregon edhe fjalët që ia thoshin. “Se babi ishte gjallë, në një burg të fshehtë në Serbi, e shikova dje, e shikova pardje, shkoj nesër e bëj një foto ta dërgoj, ua sjell deri në kufi”, rrëfen Hoti fjalët e mashtruesit, që për të gjitha këto, kërkonte 400 mijë euro.

“Kur je familjar e dëgjon fjalë të tilla, është emocion i madh dhe e harron logjikën”.Ai tregon se kurrë nuk ia dërguan fotografinë dhe pas tre javësh, në bashkëpunim edhe me institucionet e Kosovës, është bindur se është mashtrim. “Mashtrimi ishte nga Serbia”.

Duke folur për zhdukjen e veprimtarit Ukshin Hoti, babait të tij, Andin Hoti tregon se saktësinë e vetme që e di në këtë rast, është 16 maji 1999, ditë e diel, kur pa punuar administrata e burgut, dy gardianë e kanë marrë Ukshin Hotin dhe e kanë zhvendosur jashtë burgut.“Me qindra tjera informacione kemi por asnjë nuk janë të vërtetuara”, thotë Hoti.

“Një informacion që e kemi marrë është se kinse atë e kanë marrë me një veturë të tipit ‘Yugo’ dhe e kanë dërguar në Istog”, thotë Hoti.“Tjetër informacion është se kinse është dëgjuar një e shtënë me armë, pasi babi ka dalë nga burgu”, thotë ai, duke shtuar se “informacion tjetër është se kinse ushtria e ka vrarë 300 metra larg burgut”.
Megjithatë, ai tregon se asnjë nga këto informacione nuk kanë rezultuar të sakta, përfshirë edhe atë se kinse -“ai mbahet i burgosur në burgjet sekrete serbe”.Duke mirëkuptuar familjarët e të pagjeturve që kërkojnë të afërmit e tyre dhe në rrethana të tilla shpesh përfshihen më shumë nga emocionet sesa nga arsyeja, Andin Hoti tregon se edhe vetë ka pasur raste kur ka menduar se është afër për ta gjetur Ukshin Hotin, babanë e tij.
“Edhe ditëve të fundit ka pasur një moment kur kam shpresuar se jam shumë afër ta gjej, por nuk rezultoi ashtu”, tha Hoti.Ai tha se ruajtja e familjarëve të tjerë dhe mos shqetësimi i tyre, është primare për të.
Duke kujtuar takimin fundit me Ukshin Hotin, babanë e tij, Andin Hoti tha se ka ndodhur në dhjetor 1998 në burgun e Mitrovicës së Sremit.“Ajo që kujtoj janë disa grila sepse nuk na kanë lënë të takohemi”, tha ai, duke shtuar se nuk kanë komunikuar me të, sepse u kërkohej të flisnin në gjuhen serbe.
“Vetëm një shikim dhe lot dhe kaq ishte”, tha Hoti.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë