Dje Ministri i Financave Hekuran Murati, shkroi se financat e shtetit janë kthyer në binarë dhe se thesi i shqyer është qepur, duke paraqitur për arritje të qeverisjes së tyre zvogëlimin e deficitit buxhetor në nivel rekord historik.
Por, një gjë e tillë nuk shpëtoi pa një reagim të ish-Ministrit të Financave, Avdullah Hoti
“Është naivitet, që të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike”, ka shkruar Hoti.
Hotin tha se sikur të kishim rritje ekonomike 10%, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor.
“Por, në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale, sigurisht se buxheti del në suficit”, përfundoi ai.













