Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se ky mekanizëm statutar është paraparë për ushtrimin e kontrollit demokratik të delegatëve ndaj lidershipit të partisë.
Sipas Hotit, Kuvendi është thirrur për shkak të pakënaqësive me rezultatet zgjedhore të LDK-së, pas tri humbjeve në zgjedhjet parlamentare dhe humbjes së dy komunave në zgjedhjet lokale.
“Kuvendi i LDK-së është thirrur pasi nuk pajtohemi me humbjen në tri palë zgjedhjeve parlamentare dhe me humbjen e dy komunave në zgjedhjet lokale. Nuk mund të ulim kokën dhe të ndihemi rehat me këto rezultate të dobëta, siç po na thotë, praktikisht, lidershipi aktual i LDK-së duke kundërshtuar thirrjen e Kuvendit. Një LDK që e ul kokën përballë këtyre humbjeve nuk i shërben Kosovës. Një LDK e tillë mund të jetë vetëm në interes të kundërshtarëve politikë”, ka shkruar Hoti.
Tutje ai tha se nuk mund të pranohet normalizimi i këtyre rezultateve, duke shtuar se një LDK që pajtohet me humbjet nuk i shërben interesit të Kosovës.














