Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti optimist se LDK-së do t’i kthehet elektorati: Nëse s’i fitojmë zgjedhjet, mbesim në opozitë

04/09/2024 - 23:03
në Lajme
A A
Hoti: Qeveria i dëmshpërbleu me 8.5 mln euro kompanitë, asnjë cent arsimtarëve, policëe, ushtarëve, pensionistëve…
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka komentuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me Lëvizjen vetëvendosje.

Ai tha se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i fiton zgjedhjet, kjo parti do të qëndrojë në opozitë, duke përjashtuar në këtë rast mundësinë e bashkëqeverisjes me LVV-në.

“Ne jemi duke punuar për t’i fituar këto zgjedhje. Nëse marrim besimin e qytetarëve, ne duhet të udhëheqim me qeverinë e Kosovës, e mandej koalicionet eventuale që mund të bëhen është çështje tjetër. Duhet të ndërtojmë koalicione të qëndrueshme dhe të përafërta me programin e LDK-së. Kjo pra nëse LDK-ja i fiton zgjedhjet. Nëse nuk i fiton zgjedhjet, LDK-ja duhet të mbetet në opozitë”, deklaroi deputeti i LDK-së, Hoti në Rubikon të Klan Kosovës, raporton Klankosova.

Ai shprehet i bindur se partisë së tij do t’i kthehet besimi nga elektorati, për shkak të, siç tha ai, dështimeve të Qeverisë Kurti.

“Unë jam i bindur se do të na kthehet besimi, sepse nuk ka si të ndodhë ndryshe. Jemi duke punuar në atë drejtim. Besoj se në këto 3-4 vite në opozitë, mund të ketë vërejtje elektorati ynë se sa kemi qenë aktivë në të bërit opozitë, por jemi munduar që të bëjmë një opozitë të strukturuar, të argumentuar duke mbrojtur interesat shtetërorë. Unë besoj që potenciali i LDK-së për të bërë opozitë është dukshëm më i madh sesa që kemi bërë opozitë deri tash”, u shpreh anëtari i Kryesisë së LDK-së.

“Unë tentoj të besoj që besimi do të kthehet në LDK, për shumë arsye. Është bërë një propagandë shumë e madhe që na ka kushtuar në zgjedhjet e fundit. Koha ka treguar që ai rezultat i LDK-së nuk ka qenë i drejtë, nuk e kemi merituar, sepse kemi treguar kompetencë për të udhëhequr me përgjegjësi të lartë. Koha ka dëshmuar që mbështetjen që këta e kanë marrë më 2021 nuk e kanë merituar. Të gjitha premtimet, pa përjashtim, janë shkelur në të gjitha drejtimet. Është lista e premtimeve të dhëna atëherë, asnjë nga to nuk është realizuar – ama absolutisht asnjë! As në ekonomi, as në arsim, as në shëndetësi, as në çështje të jashtme”, deklaroi Hoti.

“Për të gjitha këto arsye, unë besoj që qytetarët do ta kthejnë besimin në LDK”, potencoi ish-kryeministri Avdullah Hoti.

JU REKOMANDOJMË

Punimet nisën pa leje – Ministria që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku tërhiqet në moment të fundit nga projekti në Fushë Kosovë
Lajme

Punimet nisën pa leje – Ministria që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku tërhiqet në moment të fundit nga projekti në Fushë Kosovë

10/07/2025 - 22:56
Kajtazi: Unë pres gjithçka prej një partie që e ka sulmu Kuvendin me zollë
Lajme

Dy mijë tenderë njëburimor të Qeverisë së Albin Kurtit nën hetime, Kajtazi: Prokurorisë Speciale i duhen 200 prokurorë

10/07/2025 - 22:30
VV mban konferencë për media nesër, gjysmë orë para seancës, s’dihet arsyeja
Lajme

VV mban konferencë për media nesër, gjysmë orë para seancës, s’dihet arsyeja

10/07/2025 - 22:23
Bllacës i kishte mbetur hatri nga Albulena Haxhiu që se kishte vizituar në burg
Kryesore

Bllacës i kishte mbetur hatri nga Albulena Haxhiu që se kishte vizituar në burg

10/07/2025 - 22:19
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Kryesore

Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

10/07/2025 - 22:14
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

10/07/2025 - 21:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    295 Shpërndaje
    Shpërndaje 118 Tweet 74
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë