Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka hedhur kritika në drejtim të presidentes Osmani, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura.
Hoti ka thënë se shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në.
Ai tha se e njëjta nuk e ka thënë asnjë fjalë për përjashtimin e ushtrisë të cilën ajo komandon, nga “Defender 2023”
“Si çdo republikë parlamentare, edhe Kosova e ka Presidentin posaçërisht për raste të tilla – për të mbajtur balancet institucionale dhe për t’ia pamundësuar mazhorancës veprimet që dëmtojnë interesat shtetërore duke ndjekur interesat e tyre elektorale” shkruan Hoti raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:











