Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se pagesat për subvencione në bujqësi janë shumë më të ulëta me qeverisjen e VV-së.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë 0 për qind.
Hoti ka thënë se ministri Peci është bërë inspektor i duhanit, por si ministër i bujqësisë duhet të merret me bujqësi dhe jo me të bëhet inspektor.
Postimi i tij i plotë:
Pagesat për subvencione në bujqësi:
◇ Janar-Mars 2021 24.96 mil euro,
* gjatë qeverisjes së LDK-së
◇ Janar-Mars 2022 4.86 mil euro,
◇ Janar-Mars 2023 0.28 mil euro.
Investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë 0%.
Kaq për mbështetjen për bujqësi.
Ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit, që është një çështje e rëndësishme. Por ai është ministër i bujqësisë dhe duhet të merret me bujqësi e jo me çështje të inspektorëve.












