Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka kritikuar përsëri qasjen e qeverisë Kurti, raporton GazetaBlic.
Hoti thotë se Qeveria e Albin Kurtit po bën demagogji, ku sipas tij mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhjet.
Ai shkruan tutje se kjo qeveri e ka fundin afër, pasi sipas tij me demagoshi nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike.
Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër.
Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër.












