Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti: Serbia po refuzon të japë informacionet për fatin e babait tim

29/07/2026 - 16:47
në Lajme
A A
Hoti: Serbia po refuzon të japë informacionet për fatin e babait tim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti, ka deklaruar në një intervistë për Euronews Albania se mungesa e bashkëpunimit nga Serbia vazhdon të jetë pengesa kryesore për zbardhjen e fatit të babait të tij, veprimtarit të zhdukur Ukshin Hoti.

Ai theksoi se babai i tij ishte marrë nga institucionet shtetërore të sigurisë në Serbi, duke vënë përgjegjësinë direkte mbi autoritetet serbe.

“Në aspektin e babait, që është çështje pak më personale, por si kryetar i Komisionit, ne në fakt i kemi këtu disa pista, por ajo që mungon në thelb në raport me informatat për babain është mosbashkëpunimi total i Serbisë. Sepse e dini që babai nuk është që është marrë prej rrugës apo situatë tjetër, është marrë prej institucioneve shtetërore të sigurisë dhe përgjegjësia direkte është e pushtetit atje.

Dhe ata kanë refuzuar në vazhdimësi, se e keni përcjellë, ne kemi kërkuar, ne kemi edhe delegacionin kosovar se po shkojmë me ditë të tëra në Serbi pikërisht për këtë çështje, me mesazhe të ndryshme. Deklarata që kemi… që kemi arritur me 2 maj, në vazhdimësi ka pasur kërkesë që çështja e informatave për personat e zhdukur, por natyrisht edhe për rastet e tjera.

Besoj që këtu nuk është një çështje teknike, e as e lehtë, e as nuk mjafton ana profesionale e jona, por duhet vullnet politik. Po ashtu duhet një lloj presioni nga bashkësia ndërkombëtare që Serbia të dorëzojë informacionet për fatin e babait. Nuk besoj që fati i babait mund të zbardhet me ato që ne i kemi, me resurset që ne i kemi, me informatat që i kemi, pa u dhënë ato që i kam përmendur disa herë, arkivat e klasifikuara që Serbia vazhdon t’i mbajë në sekret”, tha Hoti.

JU REKOMANDOJMË

AVONET kërkon hetim lidhur me diplomat dhe certifikatat e lëshuara nga subjekti “AFTËSIMI” në Prizren

AVONET kërkon hetim lidhur me diplomat dhe certifikatat e lëshuara nga subjekti “AFTËSIMI” në Prizren
29/07/2026 - 16:27

Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET ka kërkuar hetim lidhur me diplomat dhe certifikatat e lëshuara nga subjekti aftësimi në Prizren pasi ka identifikuar përdorimin e tyre të lëshuara...

Më shumëDetails

Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq

Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq
29/07/2026 - 16:13

Deputeti i ri serb nga “Fronti i Gjelbër”, Dobrica Veselinovic, ka folur sot në Kuvendin e Serbisë për problemet që ka shteti serb, ndërkohë ka përmendur edhe Kosovën....

Më shumëDetails

Baktere në sos të bardhë dhe vezë të dyshimta- Çka gjeti AUV’i gjatë inspektimit që iu bë “Sach Pizza” pas rasteve të helmimit?

Baktere në sos të bardhë dhe vezë të dyshimta- Çka gjeti AUV’i gjatë inspektimit që iu bë “Sach Pizza” pas rasteve të helmimit?
29/07/2026 - 16:05

Pas mbi 70 rasteve të helmimit si pasojë e ushqimit të ngrënë në “Sach Pizza”, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shkuar nëpër depo të kësaj kompanie për...

Më shumëDetails

Parlamenti Evropian: Kosovës i duhen institucione funksionale për përshpejtim të reformave në rrugën drejt BE-së

BE’ja preferon dorëheqjen e kryetarëve në veri për zgjedhje sa më të shpejta
29/07/2026 - 15:48

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të sigurojë institucione funksionale, në mënyrë që të përshpejtojë reformat e nevojshme dhe të avancojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve...

Më shumëDetails

Zyrtari policor Avdi Hoti nderohet me një letër falënderimi, pasi i shpëtoi jetën një 9-vjeçareje

Zyrtari policor Avdi Hoti nderohet me një letër falënderimi, pasi i shpëtoi jetën një 9-vjeçareje
29/07/2026 - 15:28

Zyrtari policor Avdi Hoti, njëherësh kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka pranuar një letër falënderimi nga familja Bytyqi, pasi me reagimin e tij të shpejtë dhe...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale: Paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte, kujdes me publikimet për gërmimet në Zubin-Potok

Prokuroria Speciale: Paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte, kujdes me publikimet për gërmimet në Zubin-Potok
29/07/2026 - 15:12

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për veprën penale “Krime...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit “Jona Çitaku”, aludon se pas tij qëndron një profesor nga Vushtrria

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Distancohet familja Gjinovci: Informacionet për lidhje me Arkanin lidhen me anën e dajëve të Rronit, jo me ne

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë