Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hovenier: Gjyqtarët, prokurorët dhe mbrojtësit të kryejnë punën e tyre dhe të mos ndikohen

07/12/2022 - 15:57
në Kryesore, Lajme
A A
Hovenier: Gjyqtarët, prokurorët dhe mbrojtësit të kryejnë punën e tyre dhe të mos ndikohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se lufta kundër korrupsionit është proces afatgjatë dhe kërkon partneritet në mes të gjithë akterëve, duke shtuar se roli i shoqërisë civile ofron mbikëqyrje të domosdoshme mbi institucionet qeveritare.

Ai ka thënë se SHBA-të janë krenare në rolin e tyre në mbështetje të institucioneve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit, të cilat sipas tij kanë shënuar përparim ndër vite.

Në kuadër të javës kundër korrupsionit, të organizuar nga Lëvizja FOL, gjatë adresimit të tij para shoqërisë civile dhe mediave, Hovenier ka thënë se me mbështetje të shoqërisë civile duke kërkuar llogari nga institucionet, është shënuar përparim.

“Niveli i besimit që njerëzit e kanë pasur në këto institucione dikur, 15 vjet më herët krahasuar më sot, policia, gjykata, prokurorët, shërbimi korrektues, janë organe vendore kosovare që po bëjnë përparim të dukshëm, a ka hapësirë për përmirësim e dini ju vetë përgjigjen, por edhe ne SHBA mund të themi të njëjtën përgjigje. A është arritur përparim me mbështetje të shoqërisë civile që të ju kërkojmë llogari institucioneve? Po, natyrisht se ka pasur. Që ta përmbyllim këtë, kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe mendoj që të gjithë duhet ta pranojmë se qytetarët presin më shumë nga qeveritë e tyre. Ne, populli, presim që institucionet të na shërbejnë neve dhe jo që të marrin nga ne. Që prokurimi të bëhet në mënyrë transparente, presim që gjyqtarët, prokurorët dhe mbrojtësit të kryejnë punën e tyre dhe të mos ndikohen në mënyra të padobishme”, ka thënë Hovenier.

Ai ka përmendur ndryshimet në fushën e drejtësisë që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për çka ka thënë se SHBA-të janë krenarë me mbështetjen e dhënë.

“Pavarësia e Kosovës ka ndryshuar edhe më shumë dhe prej pavarësisë së Kosovës e kemi parë një themelimin të institucioneve jetike prej atëherë me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, dhe nganjëherë jeni skeptik për punën që po e bëjnë këto e di, këto institucione janë të reja, por SHBA është shumë krenare me rolin tonë në mbështetjen e këtyre institucioneve dhe kosovarëve dhe qeverive gjatë viteve që këto institucione të ngritën në këmbë, të bëjnë punën e tyre, të bëhen me efikase. Është proces afatgjatë, kemi investuar shumë në vetë mbështetjen e këtyre proceseve dhe duhet të them se është edhe e përpjekjeve e Kosovës për kosovarët dhe jemi të kënaqur që mund të mbështesim”, ka thënë Hovenier.

Ambasadori amerikan ka thënë se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm dhe unik në luftën kundër korrupsionit.

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një herë, por është një proces që është afatgjatë dhe kërkon partneritet midis të gjithë hisedarëve, shoqërisë civile, sepse duhet të keni qeverinë, shoqërinë civile, gazetarët, sektorin privat, të gjithë bashkë. Nganjëherë shohim që qeveritë janë septike për rolin që shoqëria civile mund ta luajë si partner në luftën kundër korrupsionit, dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar, si dhe për të përforcuar aftësitë e shoqërisë për ekspozimin e veprave të korrupsionit, e shohim këtë anembanë… Kosova nuk është e vetme në vendet e botës që e ka vënë luftimin e korrupsionit si një listë shumë të rëndësishme të prioriteteve, edhe pse nevojitet ende shumë punë e madhe për ta çrrënjosur korrupsionin këtu dhe në vendet e tjera të botës”, ka thënë ambasadori amerikan.

Hovenier ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin partnerët e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit./KP/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë