Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur pas nënshkrimit të grantit prej afro 35 milionë dollarësh që u nënshkrua mes presidentes Vjosa Osmani dhe USAID-it.
Ai tha janë bërë 25 vjet prej Shtetet e Bashkuara kanë filluar ta ofrojnë këtë mbështetje për popullin e Kosovës dhe sipas tij, gjatë kësaj periudhe, ShBA-të kanë dhënë më shumë se 1 miliard dollarë për popullin e Kosovës.
“Dhe përgjatë viteve kjo ndihmë e qeverisë dhe e popullit amerikan ka ndihmuar në mbështetjen e themelimit dhe veprimtaritë efektive të qeverisjes lokale dhe ministrive, bizneseve kosovare iu ka ndihmuar që të zhvillohen dhe të konkurrojnë me sukses në ekonominë globale, duke përmirësuar prosperitetin për të gjithë kosovarët, ka forcuar mediat e pavarura, ka përmirësuar sigurinë energjike”.
“Këto fonde të reja, ngjashëm do të orientohen në programe që do ta përforcojnë edhe më shumë ekonominë e Kosovës. Mbështesim qeverisjen e mirë dhe shërbimet qeveritare më efektive për të gjithë qytetarët, sepse pastaj ne kështu mendojmë se i ndihmojmë Kosovës për t’u integruar edhe më mirë në tregjet evropiane dhe të ndihmojmë që ajo të përafrohet edhe më shumë me BE-në, që është si qëllim që e kemi të gjithë të përbashkët”, tha Hovenier.
Pas kësaj, ai foli edhe raportet me Qeverinë Kurti, ku tha se ShBA-të po përballen me disa sfida nga qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, te cilat sipas tij, kanë ndikuar në cilësinë e raporteve mes të dyja vendeve.












