Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hovenier tha se “nuk donte ta bënte” pasi foli troç për raportet me Qeverinë, Osmani reagon, por pa e thënë asnjë fjalë

21/08/2024 - 18:59
në Kryesore, Lajme
A A
Hovenier tha se “nuk donte ta bënte” pasi foli troç për raportet me Qeverinë, Osmani reagon, por pa e thënë asnjë fjalë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Nuk doja të bëja…”.

Kështu u dëgjua të thoshte ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pasi përfundoi konferencën për media me presidenten Vjosa Osmani.

Kjo fjalia u pasua nga deklaratat që i bëri ai për Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, për të cilën përsëriti se e ka sfiduar SHBA-në dhe se kjo ka ndikuar në cilësinë e partneritetit mes dy vendeve.

Presidentja nuk e tha asnjë fjalë pas këtij komenti të ambasadorit, por e fiku mikrofonin derisa po dilnin nga salla e konferencës.

Pas një marrëveshjes 34.5 milionëshe që e nënshkroi Osmani me USAID-in, Hovenier tha se i duhej të sqaronte edhe më tej deklaratat e tij për Qeverinë e Kosovës.

“Është e rëndësishme që ta sqaroj një çështje që disa na kanë thënë se është konfuze. Shumë prej jush keni parë raportime në media për disa dallime ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me disa veprime dhe zgjedhje politike të Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti. Siç kam thënë në një intervistë javën e kaluar, ne po përballemi me disa sfida të caktuara me Qeverinë e tanishme të Kosovës dhe këto sfida kanë ndikuar absolutisht në cilësinë e partneritetit tonë”, tha Hovenier.

“Ashtu siç tha zëdhënësi këtë muaj: Qeveria amerikane shpreson që Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët e tjerë të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës”.

Ambasadori amerikan e theksoi se përkushtimi i vendit të tij ndaj popullit të Kosovës nuk nënkupton me doemos edhe ndaj Qeverisë Kurti.

“Por edhe disa fusha të bashkëpunimit me qeverinë e tanishme të Kosovës mbesin më pak pozitive se që do të kishim shpresuar, përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë dhe i hekurt si gjithmonë. Ngjarja e sotme dhe përmbyllja e një marrëveshje për të ofruar gati 34.5 milionë dollarë në fonde shtesë për zhvillim për popullin e Kosovës për të mbështetur rritjen e ekonomisë, qeverisjen e mirë dhe integrimin në BE, unë besoj se kjo qartë nënvizon këtë qëllim. Megjithatë, më duhet ta pranoj se ky përkushtim ndaj popullit të Kosovës nuk vlen domosdoshmërish për ndonjë qeveri të caktuar apo për veprimet dhe zgjedhjet politike të caktuara të ndonjë qeverie”./Express/

JU REKOMANDOJMË

“Hyp se t’vrava, zbrit se të mbyta”, Gola publikon video: PDK-ja dikur thoshte një gjë, sot një tjetër

“Hyp se t’vrava, zbrit se të mbyta”, Gola publikon video: PDK-ja dikur thoshte një gjë, sot një tjetër
15/08/2026 - 13:29

Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka akuzuar deputetët e PDK-së për ndryshim të qëndrimeve, duke thënë se ajo që kanë deklaruar më herët nuk përputhet me atë që...

Më shumëDetails

Zhduket pa gjurmë 31-vjeçarja në Prishtinë – bashkëshorti e raportoi në Polici pesë ditë pas largimit

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
15/08/2026 - 13:03

Një grua nga Prishtina është raportuar e zhdukur, pasi është larguar nga shtëpia dhe prej atëherë nuk është lajmëruar. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, policia shqiptare arreston dy persona, njëra banore e Prizrenit

Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, policia shqiptare arreston dy persona, njëra banore e Prizrenit
15/08/2026 - 12:54

Një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar në Maminas, ku policia ka sekuestruar 3 pistoleta, 34 fishekë luftarakë, një automjet dhe...

Më shumëDetails

Gjini, Haxhiut: Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur – ju edhe Kurti s’po kërkoni zgjidhje, por fajtor

Gjini, Haxhiut: Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur – ju edhe Kurti s’po kërkoni zgjidhje, por fajtor
15/08/2026 - 12:33

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i është përgjigjur ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takimin e së martës, lidhur me situatën e krijuar politike...

Më shumëDetails

Ekstradohet nga Kroacia 34-vjeçari nga Lipjani – arrestohet sapo zbret në Aeroportin “Adem Jashari”

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
15/08/2026 - 12:14

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë në Kosovë është ekstraduar nga Kroacia dhe është arrestuar menjëherë pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Burimet e Sinjalit...

Më shumëDetails

A do të futen në luftë në anën ruse dhjetëra mijëra koreanë?

A do të futen në luftë në anën ruse dhjetëra mijëra koreanë?
15/08/2026 - 12:10

A do të futen në luftë në anën ruse dhjetëra mijëra koreanë? Gazeta Express 15/08/2026 10:38 Ukraina pretendon se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë dhjetëra mijëra...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë