Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i ka reagur zyrtarës së lartë të VV-së, Dejona Mihalit, e cila përmes një statusi në Facebook ka kritikuar antarë të lartë të PDK-së.
Hoxha e pyet Mihalin se ku kishte qenë në të 90-tat dhe i tregon se atëkohë me fol ska mjaftu por është deshtë me protestu apo me luftu.
Postimi i plotë:
Lehtë është me ardhë hazër në Kosovën e lirë e me shit dushk për gogla.
Ku ishe oj bijë “kreshnike” në të 90-tat?
Apo atëkohë me fol s’ka mjaftu, por është dasht mu qu e me i grahë punës, protestës e pushkës me mbijetu.
Folni sa të doni, edhe shpifni, edhe përbuzni, edhe fyeni sepse kjo është ushqimi juaj që ju me pa vetën superior dhe të vetmjaftueshëm. (sepse në parimin e barazisë që shiteni, ju e shihni vetën më shumë të barabartë se të tjerët)
Sepse midis fjalës dhe punës ka një dallim të madh.
E qeverisja nuk matet me fjalë, as tash e as kur kryhet mandati.
Dil edhe ti, të shohin njerëzia. Mos hi tinza në Kuvend, qysh po të shohim herë e herë.