Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se ky takim u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndërinstitucionale me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar dhe verifikimit të sigurisë, si dhe bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në fuqizimin e sigurisë shtetërore.
Postimi i plotë:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë priti në takim pune Drejtorin e Agjencisë për Mbrojtje të Informacionit të Klasifikuar z. Emin HOXHAJ, me ç’rast nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve respektive. Ky takim u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndërinstitucionale me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar dhe verifikimit të sigurisë, si dhe bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në fuqizimin e sigurisë shtetërore.











