Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhaj alarmon: Kosova po izolohet, Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në

18/07/2026 - 18:13
në Lajme
A A
Hoxhaj alarmon: Kosova po izolohet, Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas nisjes së Dialogut Strategjik ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se Kosova po mbetet gjithnjë e më e izoluar për shkak të qasjes së Qeverisë Kurti në politikën e jashtme.

Sipas Hoxhajt, zhvillimet e fundit tregojnë se “dështimet që po sjellin pasoja serioze për Kosovën nuk janë më lajme të reja”, por janë shndërruar në “një model qeverisjeje”.

“Ndërsa vendi mbahet peng nga politika konfrontuese e Qeverisë Kurti, aleatët tanë strategjikë po thellojnë bashkëpunimin me Serbinë. Kosova ka humbur Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara, ndërsa Serbia po e nis të vetin. Ky është një hap prapa me pasoja serioze për interesin tonë shtetëror”, ka deklaruar ai.

Hoxhaj, pjesë e PDK-së, ka paralajmëruar se pasojat nuk do të kufizohen vetëm në fushën e diplomacisë, por do të prekin edhe sektorë të tjerë me rëndësi për

“Pasojat e këtyre dështimeve nuk do të mbeten vetëm në diplomaci. Ato do të reflektohen në sigurinë tonë, në zhvillimin ekonomik, në investimet e huaja, në sektorin e energjisë dhe në aftësinë e Kosovës për të avancuar drejt integrimit euroatlantik. Në politikën ndërkombëtare, çdo hap prapa krijon avantazh për dikë tjetër”, ka theksuar ai.

Në fund, Hoxhaj ka bërë thirrje për rivendosjen e marrëdhënieve të ngushta me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë si prioritet kombëtar.

“Kosova nuk mund ta lejojë luksin e izolimit. Ne jemi shtet që kemi ndërtuar lirinë dhe pavarësinë në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe me aleatët tanë perëndimorë. Prandaj, rikthimi i besimit me SHBA-në dhe rivendosja e Dialogut Strategjik duhet të jetë prioritet kombëtar”, ka përfunduar Hoxhaj.

JU REKOMANDOJMË

“Shqipëria një surprizë e bukur”, italianët mbizotërojnë turizmin shqiptar, pasohen nga kosovarët

“Shqipëria një surprizë e bukur”, italianët mbizotërojnë turizmin shqiptar, pasohen nga kosovarët
18/07/2026 - 20:18

Në mesin e sezonit veror, Shqipëria mbetet një nga destinacionet e preferuara nga shumë turistë të huaj. Edhe në këto ditë të nxehta korriku, Tiranën po e vizitojnë...

Më shumëDetails

Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA

Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA
18/07/2026 - 20:02

Jens Spahn, një anëtar i lartë i konservatorëve në pushtet në Gjermani, dha dorëheqjen të shtunën pasi lindi një fëmijë nga një nënë zëvendësuese në Shtetet e Bashkuara,...

Më shumëDetails

Trumpi çuditet me Tuchelin: Lojtarin më të mirë e bëri mbrojtës

Trumpi çuditet me Tuchelin: Lojtarin më të mirë e bëri mbrojtës
18/07/2026 - 19:56

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar humbjen e Anglisë nga Argjentina në gjysmëfinale të Botërorit teksa është çuditur me një vendim të trajnerit Thomas Tuchel. Trumpi tha se...

Më shumëDetails

Ndryshon shpejt moti në Istog, shiu i rrëmbyeshëm e era rrëzojnë lisat e një shtyllë elektrike

Ndryshon shpejt moti në Istog, shiu i rrëmbyeshëm e era rrëzojnë lisat e një shtyllë elektrike
18/07/2026 - 19:48

Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa fshatra të Komunës së Istogut. Siç shihet në pamjet e publikuara nga disa faqe të Istogut,...

Më shumëDetails

Eurodeputeti çek: Kemi qenë shumë neutralë ndaj Serbisë, por mjaft është mjaft

Eurodeputeti çek: Kemi qenë shumë neutralë ndaj Serbisë, por mjaft është mjaft
18/07/2026 - 19:33

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky nga Partia Popullore Evropiane (EPP), thotë të jetë tronditur nga deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, në lidhje me spastrimin etnik të Kosovës nga...

Më shumëDetails

Sadiku kritikon VV-në: Pas akuzave për drogë e korrupsion, gjithçka u reduktua te çmimi i biletës së autobusit

Sadiku kritikon VV-në: Pas akuzave për drogë e korrupsion, gjithçka u reduktua te çmimi i biletës së autobusit
18/07/2026 - 19:28

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për qasjen e saj ndaj Komunës së Prishtinës, duke thënë se partia në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ky është i dyshuari i arrestuar për goditjen me thikë të 30-vjeçarit (B.M.) në Mitrovicë (Emri)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Luana Vjollca ndez rrjetin, publikon video me fustan provokues (Pamje)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Olta Gixhari “ndez” rrjetin – shfaqet super joshëse me fustanin e shkurtër para pasqyrës (FOTO)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Video e rrallë, përplasja e Rugovës me një gazetare franceze për shkak të shkuarjes në Beograd: Duhet të jeni më njerëzore…

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë