Ish-deputeti Enver Hoxhaj tha se zgjedhjet e reja janë pasojë e dështimit të kryeministrit në detyrë.
“Është dështim i atij i cili fitoi zgjedhjet… i Kurtit”, deklaroi ai.
Sipas Hoxhajt, fitimi i zgjedhjeve nënkupton përgjegjësi për ndërtimin e institucioneve.
Ai shtoi se prioritetet janë vendosur gabim: “Do duhej të zgjidhej fillimisht presidenti”.
Hoxhaj e quajti procesin “teatër politik”, duke theksuar se mungesa e vullnetit politik e bëri të pashmangshme shkuarjen në zgjedhje.













