Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhaj: Themelimi i Gjykatës Speciale gabim fatal, jemi viktima të një kurthi gjeopolitik kundër Kosovës

20/09/2026 - 11:07
në Kryesore, Lajme
A A
Hoxhaj: Votat kundër Kosovës në KiE, tregojnë për ndikimin serb në rajon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë një gabim fatal i klasës politike të Kosovës.

Në një intervistë në Hoxhaj ka folur për rrethanat që çuan në themelimin e Gjykatës Speciale, presionin ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe pritshmëritë që, sipas tij, nuk u përmbushën nga ky institucion.

Ai ka deklaruar se fillimisht ndërkombëtarët kishin argumentuar se raporti i Dick Martyt kishte krijuar një situatë të rëndë për Kosovën, ndërsa më pas kishte pasur presion për themelimin e Gjykatës Speciale, me paralajmërimin se në të kundërtën ajo do të themelohej nga OKB-ja.

“Fillimisht ka pas shpjegim nga ndërkombëtarët, pastaj presion për themelimin e Gjykatës Speciale. Shpjegimi ka qenë i natyrës që raporti i Dick Martyt ka prodhu re të zeza mbi Kosovën, këto re të zeza duhet të hiqen sepse janë në dëm të vendit. Pastaj, ka pas presion ndërkombëtar që nëse nuk e themeloni Gjykatën ju, e themelon OKB-ja. Kjo ka qenë temë serioze. Por, nuk do të ishte më keq sesa që është tani. Të paktën gjykatësi nuk kishte thënë ‘Në emër të popullit të Kosovës”, të paktën nuk ish themelu me vendimin e Kuvendit të Kosovës.”, tha Hoxhaj.

I pyetur nëse themelimi i Gjykatës Speciale kishte qenë gabim, Hoxhaj ka deklaruar se klasa politike duhet ta pranojë përgjegjësinë për vendimin e marrë në atë kohë.

“A ka qenë gabim themelimi i Gjykatës? Mendoj që ka qenë gabim fatal dhe kushdo që mendon që ka qenë ndryshe dhe sot bëjnë përpjekje që ta arsyetojnë. Nëse z. Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi, kanë shpjegim tjetër unë e kuptoj, por ne si klasë politike duhet të themi që ka qenë gabim themelimi i gjykatës.”, u shpreh ish-ministri i jashtëm.

Hoxhaj ka shpjeguar se në kohën e themelimit të Gjykatës Speciale kishte ekzistuar shpresa se një institucion i krijuar nga Kosova, me prokurorë dhe gjykatës perëndimorë, nuk do ta vendoste vendin në një situatë të pafavorshme gjeopolitike.

“Në atë kohë ne e kemi pas një shpresë që nëse themelohet nga Kosova një gjykatë e cila është e Kosovës, me prokurorë dhe gjykatës perëndimor nuk do të na bënte neve viktima të ndonjë dredhie apo kurthi gjeopolitik, por na po shihet tash që jem veçse viktima.”, tha Hoxhaj.

Në fund, Hoxhaj ka deklaruar se, procesi gjyqësor ka treguar se qëllimi i themelimit të Gjykatës Speciale nuk ka qenë ai që ishte paraqitur fillimisht.

“Tek kur ka filluar procesi gjyqësor ne e kemi pa që motivi kryesor për të cilin është kriju Gjykata nuk ka qenë fare raporti i Dick Matryt, por ka pas qëllim politik.”, u shpreh Enver Hoxhaj në Klan Kosova.

JU REKOMANDOJMË

Dita 5: Sheshi “Skënderbeu” pret edhe sonte protestuesit

Dita 5: Sheshi “Skënderbeu” pret edhe sonte protestuesit
20/09/2026 - 10:54

Sheshi “Skënderbeu” në kryeqytet do të jetë sërish sonte pikëtakimi i qytetarëve që do të dalin në protestë. Protesta, e cila do të nisë në ora 21:00, ka...

Më shumëDetails

“Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë, Trump kthehet herët nga Camp David

Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit
20/09/2026 - 10:37

Misionet diplomatike të SHBA-së në Izrael dhe në Lindjen e Mesme kanë lëshuar një alarm të përgjithshëm sigurie për qytetarët amerikanë në rajon, për shkak të tensioneve në...

Më shumëDetails

Fëmijët gjejnë granatë dore në Vushtrri, policia sekuestron edhe 9 gëzhoja

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
20/09/2026 - 10:17

Një granatë dore është gjetur në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri, pasi disa fëmijë e kanë parë atë dhe kanë njoftuar një kalimtar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Më shumëDetails

Bedri Hamza: Do ta vizitojë edhe familjen e Rexhep Selimit, kurdo që ata të jenë në mundësi

Bedri Hamza: Do ta vizitojë edhe familjen e Rexhep Selimit, kurdo që ata të jenë në mundësi
20/09/2026 - 10:11

Bedri Hamza, ka folur për vizitat te familjet e ish-krerëve të UÇK-së, pasi ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit. Duke folur për vizitën...

Më shumëDetails

Mosmarrëveshje mes vjehrrës dhe resë në Prishtinë, intervenon Policia

Plani “Mburoja e hekurt”- Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga Maqedonia
20/09/2026 - 09:39

Dy gra, vjehrra dhe reja, janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Rasti është raportuar më 19 shtator, rreth orës 23:45. Sipas Policisë,...

Më shumëDetails

Koci letër krerëve të shtetit – kërkon që angazhimin për kosovarët e arrestuar në Serbi ta bëj në koordinim me institucionet

Koci: Kurti asnjë fjalë për ish- policin Arbnor Spahiu, protestoi publikisht kur një deputet i VV u ndalua nga policia serbe
20/09/2026 - 09:11

Avokati Arianit Koci, ka publikuar një letër dërguar kryeministrit Albin Kurti, U.D., presidentes Albulena Haxhiu dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku u bën thirrje që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Lajme të këqija për presidentin serb Vucic, nisi procedura kundër partisë së tij

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Guxo me komunikatë 3 ditë pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Dënimin e quan drakonik por askund të padrejtë, kërkesën për dorëheqje të Gërvallës e lidh me ligjin për pasuri të pajustifikueshme

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Identifikimi i Adem Beqirit nga 23 të zhvarrosurit në Mitrovicë, Enver Hasani: Nuk kurseu asgjë për çështjen kombëtare

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë