Hoxhë Armend Haxhiu, nga Mitrovica në një intervistë për Veriu.Info ka folur për muajin e shenjtë të Ramazanit, dobitë, kufizimet dhe rëndësinë që ka ky muaj për myslimanët, njofton Veriu.Info.
Ai është shprehur se sipas disa studimeve, një ndër metodat për të parandaluar sëmundjen e kancerit e sidomos në fazat e hershme është agjërimi.
“Shumë nga shkencëtarët dhe mjekët e rekomandojnë agjërimin, për shkak se ne kur agjërojm në trup ngjallet një proces, i cili prodhon qeliza të cilat i luftojnë qelizat kancerogjene, dhe në këtë drejtim është dëshmuar se e lufton kancerin”- theksoi Haxhiu.
Video e plotë:












