Një shpërthim ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të stacionit policor në veri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info mëson nga burimet e saj brenda prokurorisë se nga ky shpërthim janë dëmtuar mes tjerash edhe tri kamera të sigurisë të vendosur para afërsisht 1 muaji.
Kjo është hera e dytë brenda dy javësh që dëmtohen këto kamera, të vendosur në udhëkryqin që çon tek Policia dhe Gjykata.
Nga ky shpërthim ka pësuar edhe një veturë.
Rastin e shpërthimit pa dhënë shumë detaje e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.
“Po, rreth orës 03:00 ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike. Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, kanë thënë nga Policia.












