Kryetari Hamza ka pritur në takim drejtuesib e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Hoxhën e nderuar Halil Kastratin, shkruan Veriu. info
I pranishëm ishte edhe Gjergj Beka si përfaqësues i fondacionit “Behgjet Pacolli”.
Arsyeja e vizitë ishte punimet në QKMF e re dhe projekte të cilat shumë shpejt priten të jetësohen në Mitrovicë.
Postimi i plotë nga komuna:
Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, sot ka mirëpritur për vizitë z. Halil Kastrati me bashkëpunëtorët e tij nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe z. Gjergj Beka, në cilësi të përfaqësuesit të fondacionit “Behgjet Pacolli”.
Në takimin e sotëm kryetari Hamza ka falënderuar humanistin z. Kastrati, Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe fondacionin “Behgjet Pacolli” për bashkëpunimin dhe biseduan për vazhdimin e projekteve të cilat do të fillojnë së shpejti të realizohen në qytetin e Mitrovicës.
Pastaj, kryetari Hamza i shoqëruar nga z. Kastrati vizituan nga afër edhe punimet në ndërtimin e QKMF-së së re, ku punimet po zhvillohen me intensitet të lartë të punës në finalizimin e këtij projekti madhorë për Mitrovicën dhe i cili pritet të finalizohet para afatit të caktuar.











