Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Humolli: BE-ja ka qenë gjithmonë në koordinim me Serbinë – Tani po shfaqet fytyra e vërtetë e KFOR-it

10/08/2024 - 12:29
në Kryesore, Lajme
A A
Humolli: BE-ja ka qenë gjithmonë në koordinim me Serbinë – Tani po shfaqet fytyra e vërtetë e KFOR-it
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka komentuar paralajmërimin e Bashkimit Evropian për masa të reja ndaj Kosovës, nëse situata nuk ndryshon.

Humolli në një prononcim për GazetaBlic, thotë se me këtë qasje që ka BE-ja, nuk është e interesuar që ta qetësoj Ballkanin, ku shton se ia ka frikën Rusisë dhe zgjerimit të saj në perëndim.

Ai thekson se shtetet e BE-së, kanë qenë gjithmonë në koordinim me Serbinë, si me Millosheviçin në vitet e 90-ta, ashtu edhe sot me Vuqiçin.

“Me këtë qasja BE-ja nuk është e interesuar ta qetësoj Ballkanin, vërehet se i frikësohet Rusisë dhe zgjerimit të saj në perendim dhe dëshiron ta ruaj Kosovën si monedhë kusuritje për pazaret potenciale të të ardhmes, ashtu sikurse në të kaluarën kur viset shqiptare i kanë dhënë fqinjëve tanë. Pra kjo nuk është aspak politikë e re e BE-së, por varet se sa drejtë e lexojmë ne historinë, nuk kemi nevojë të shkojmë shumë larg, shtetet e BE-së kan qenë në koordinim edhe me Millosheviqin në vitet e 90-ta ashtu si janë sot me pasardhësin e tij Vuqiqin. Gjatë luftës po këto shtete na kanë sanksionuar duke na ndaluar armatimin kundër pushtuesit serb, pas luftës kanë qarmatosur ushtarët e UÇK-së duke kryer një detyrë që nuk mundi ta kryente Serbia. Gjithashtu, kan ndikuar direkt dhe indirekt duke penguar zhvillimin tonë ekonomik dhe duke e stimuluar varësinë tonë ekonomike nga Serbia”, tha Humolli.

Tutje, ai thotë se tani po shfaqet fytyra e vërtetë e KFOR-it, ku misioni i tyre nuk është lëvizja e lirë e qytetarëve por misioni i tyre po buron nga rezulota 1244, ku Kosovën e njeh si pjesë të Serbisë.“Pra, kjo sjellje e tyre nuk është aspak befasi për mua, nuk është befasi as organizimi i kuintit ne sinkron me Vuqiqin për të protestuar kundër hapjes së urës së Ibrit ku dalë ngadalë po shfaqet fytyra e vërtetë e KFOR-it që nuk kanë mison lëvizjen e lirë të qytetarëve por misioni i tyre buron nga rezoluta 1244 e cila Kosovën e njeh si pjesë të Serbisë, njejtë si kushtetuta e Serbisë. BE-ja është normal që vepron në përputhje me misionin e vet (që përkon me misionin e Serbisë) dhe e sanksionon Kosovën”, shtoi ai.

Sipas Humollit, sanksionet e BE-së, janë të pa vlera në raport me sanksionet e Qeverisë dhe naivitetin politik të tyre.“Tani për mua vetëm një gjë nuk është e qartë, Qeveria jonë a po merr mësim nga BE-ja apo BE-ja po merr mësim nga Qeveria jonë, pasi që kjo qeveri ka sanksionuar zgjedhësit e vet, ka sanksionuar veteranët e UÇK-së, minatorët, punëtorët e arsimit dhe pjesëtarët e sigurisë të cilët na sigurojnë neve por nuk kan sigurime shëndetësore për vete. Unë besoj se sanksionet e BE-së janë pa vlerë në raport me sanksionet e Qeverisë sonë dhe naivitetit politik të tyre duke besuar qorrazi se ndërkombëtarët na kanë çliruar kur në fakt ata vazhdimisht e ndihmojnë Serbinë dhe misionin e tyre”, përfundoi Humolli për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)
Kryesore

I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

12/07/2025 - 23:33
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Kryesore

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri

12/07/2025 - 23:11
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

12/07/2025 - 23:01
Anita Muçaj për arrestimin e Haradinajt: Nisa të qaj kur e futën në pranga
Lajme

Anita Muçaj për arrestimin e Haradinajt: Nisa të qaj kur e futën në pranga

12/07/2025 - 22:44
Tarifat e SHBA-së ndaj BE-së, Macron kundër: Të arrijmë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht deri më 1 gusht
Lajme

Tarifat e SHBA-së ndaj BE-së, Macron kundër: Të arrijmë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht deri më 1 gusht

12/07/2025 - 22:41
Begaj në Ohër me ftesë të presidentes Davkova: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres
Lajme

Begaj në Ohër me ftesë të presidentes Davkova: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres

12/07/2025 - 22:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë