Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, në një prononcim për Gazeta Blic tha se do të votoj pro rrëzimit të Qeverisë, nëse bëhen 61 vota. Megjithatë, ai e ka një kusht. Nëse këtë mocion nuk e voton Lista Serbe.
“Po do të votoj me rrëzu Qeverinë nëse bëhen 61 vota, por pa Listën Serbe”, u shpreh ai për Gazeta Blic
Partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka paralajmëruar se me të filluar sesioni vjeshtor i punës në Kuvend, do të dërgojë
një mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë.
Ndërkohë, edhe nga PDK e LDK po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti.













