Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Humolli: Kurti është bërë më servil sesa të tjerët përballë ndërkombëtarëve

26/03/2024 - 20:23
në Kryesore, Lajme
A A
Humolli: Kurti është bërë më servil sesa të tjerët përballë ndërkombëtarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti Fatmir Humolli e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se është bërë “më servil”, sesa të tjerët përballë faktorit ndërkombëtar.

Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Humolli ka hedhur kritika edhe për pjesën tjetër të politikanëve, për të cilët thotë se po bëjnë gara se kush t’i japë më shumë tokë Serbisë.

“Albin Kurti është bërë më servil sesa pjesa tjetër që ka qenë, është bërë më servil në raport me faktorët ndërkombëtarë. Pse të diskutohet në Bruksel për dinarin? Albin Kurti e ka rritur kultin e individit, në vend se të ndërtojë një kult për sistem, e ka ndërtuar për individë”, u shpreh ai.

“E shoh klasën tonë politike, krejt Kuvendi i Kosovës bëjnë gara se cili t’i japë më shumë Serbisë edhe më shpejt, në vend se të bëhet garë që Serbia nuk ka mundësi më të marrë prej kombit tonë asgjë, këtu bëhet garë se kush t’i japë Asociacion, tokë kishave serbe që ato kisha janë të Kosovës, kush të ketë tolerime për faktorët proserbë që janë në Evropë dhe kjo gjendje është një politikë që Kosova nuk po vlerësohet siç duhet. Në vend se klasa jonë politike ta çmojë veten… po sillet me njëfarë servilizmi përballë faktorëve ndërkombëtarë”, u shpreh Humolli.

Deputeti Humolli ka theksuar se sikur Bashkësia Ndërkombëtare të ishte e interesuar të mos kishte viktima kaq shumë sa ka pasur, sipas tij, me armatosjen e UÇK-së, eksodi i Prishtinës nuk do të kishte ndodhur fare.

“Nuk është befasi për mua që tendenca e sotme është bërë problem edhe në Këshillin e Sigurimit, por është befasi për klasën tonë politike që nuk e vlerësojnë pozicionin tonë, derisa krejt bota merret me ne, atëherë edhe ne duhet ta vlerësojmë veten dhe të dimë t’i vendosim në pah vlerat tona përballë faktorit ndërkombëtar. Armiqtë tanë tentojnë të punojnë që ne të mos e çmojmë veten… është e vështirë që ne jemi faktor, por këto fakte duhet të dimë t’i shfrytëzojmë.”.

“Sikur Bashkësia Ndërkombëtare të ishte e interesuar të mos kishte viktima kaq shumë sa ka pasur, jam i bindur që me armatosjen e UÇK-së, vetëm municion të kishim, eksodi i Prishtinës nuk do të ishte bërë fare, sepse Prishtina ka pasur potencial t’i mbrojë qytetarët e saj, por ne nuk kemi guxuar të bëjmë aventura për shkak se kemi pasur municion pak dhe duke e parë faktorin ndërkombëtar që nuk janë shumë të interesuar. Bombardimi i NATO-s e ka përzënë ushtrinë serbe nga Kosova… sikur të qëndronte ushtria serbe .. lufta nuk do të ishte ndalur dhe NATO-ja me përvojën e saj e ka ditur se nuk ka mundësi të ndalet”, shtoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë