Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se VV’ja ende nuk e ka kuptuar që janë duke e udhëhequr shtetin.
Humolli në një prononcim për GazetaBlic, thotë se nuk duhet bërë luftë kundër institucioneve të drejtësisë.
“Gjithë puna e partive politike është me e marrë drejtimin e shtetit, është normale ata që janë në opozitë të kritikojnë drejtuesin e shtetit. Tani, nuk po e di VV’ja a është drejtues i shtetit, apo janë në opozitë ose ende nuk e kanë kuptuar që e drejtojnë shtetin”, tha Humolli.
“Sistemi i drejtësisë ka shumë lëndë të pazgjidhura, shteti duhet t’i krijojë kushte drejtëssië, që lëndët të mos zgjasin me vite. Kjo bëhet në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe jo duke bërë luftë kundër tyre”, shtoi ai.
Teksa përmendi aksionin e djeshëm për rastin Dehari, Humolli tha se politizimi i një rasti të tillë, e dëmton drejtësinë.
“Akuzat e VV’së sa ishin në opozitë se institucionet janë të kapura nga partitë politike, tani protesat e tyre janë se nuk po munden t’i kapin ato. Kjo lë të kuptohet se as partitë e tjera, nuk kanë mundur t’i kapin institucionet. Ka rrugë që kjo të përmisohet, politizimi i rastit Dehari, nga cila do palë, e dëmton drejtësinë”, shtoi Humolli për GazetaBlic.













