
Depueti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se ura e ibrit nuk duhet të hapet pa koordinim me aleatët, ndonëse, sipas tij, faji është i bashkësisë ndërkombëtare, e nuk është problem mes popullit shqiptarë e serbë, shkruan Gazeta Demos.
Në një prononcim për Gazetën Demos, deputeti Humolli tha se pjesa veriore ka qenë proklem nga vitit 1999, kur KFOR-i francez ka larguar pjesën dërmuese shqiptare në bashkëpunim me grupet kriminale serbe.
“Aktualisht qeveria, institucionet e kanë vu nën kontroll pozicionet institucoonale në veri. Derisa janë nën kontroll është absurde të mendohet se pjesa veriore ka mundësi të shkëputet prej Kosove për arsye se Kushtetuta i obligon institucionet tona të funksionojnë në krejt Kosovën e jo kujt t’i tekët të funksionoj në mënyrë individuale”, tha Humolli për Demos.
Por, sipas tij, në pjesën tjetër të vendit, Qeveria ka dështuar të krijoj kushte që të mos diskutohet puna e veriut. “Çështjen e urës e kanë shkaktuar ndërkombëtarët, nuk është problem ura mes popullatës shqiptare dhe serbe.
Një pjesë e madhe e popullit tonë ka besuar qorras të bashkësia ndërkombëtare sepse klasa jonë politike nuk i ka sqaruar opinionin çfarë misioni ka bashkësia ndërkombëtare, sepse rezoluta 1244 e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë”, theksoi Humolli.
Qeveria e Kosovës po insiston që ta hap urën e ibrit, porse faktori ndërkombëtarë e ka kundërshtuar këtë, madje shpeshherë janë parë shtim i forcave të KFOR-it mbi urë.












