Deputetja e zgjedhur, Hykmete Bajrami, ka reaguar sërish për gjendjen e deponisë në fshatin e Sferkë të Klinës nga ku publikoi video duke u djegur mbeturinat.
“Sonte në ora 21:21 minuta, erdha te vendi, te deponia të shoh masat që ka ndërmarrë ministria. Gjendja në video. Ku është shteti? A e dini se mijëra banorë të kësaj anë që katër ditë s’guxojnë të dalin jashtë as t’i hapin dritaret nga tymi toksik i deponisë”.
Bajrami ka kërkuar të veprohet menjëherë.
“S’ka kohë për arsyetime, të shuhet zjarri dhe të mbyllet deponia. Stop kësaj katastrofe ekologjike”.













