
Ooo Përshkak të hyrjes me automjete në hapësirën e ndaluar për qarkullim me automjete, komuna e Vushtrirsë ka gjobitur disa vozitës të mjeteve motorike që thyen një rregull të tillë.
Siç njofton faqja zyrtare e komunës së Vushtrrisë ndaj shkelësve, inspektorati komunalë ka gjobitur personat që kanë vepruar kundër normave ligjore duke qarkulluar me automjete në Sheshin “Adem Jashari” të Vushtrrisë.
“Ndonëse në bulevarde dhe në sheshe është e ndaluar lëvizja me automjete, jo rrallë ne hasim automjete që në kundërshtim me normat ligjore hyjnë dhe lëvizin në ato hapësira, por Drejtoria për Inspektime e Komunës së Vushtrrisë ka ndërmarrë masa të rrepta ligjore ndaj disa kundërvajtësve që me automjete kanë hyrë në sheshin ”Adem Jashari”. ” shkruan në njoftimin e komunës së Vushtrrisë.
Një gjë e tillë nuk do të lejohet të ndodhë në të ardhmen – deklaroi drejtori i Drejtorisë për Inspektime, Bujar Pllana.
Me këtë rast drejtori Pllana bëri thirrje që qytetarët të mos hyjnë në sheshe me automjete, përveç rasteve kur me leje të veçantë u është mundësuar qasja.











